Skip to content

Me zë dhe figurë, SPAK i kap Agasit një pajisje përgjimi në zyrë

Një pajisje përgjimi, që regjistronte audio dhe video, është sekuestruar nga hetuesit e BKH-së në zyrën e Ergys Agasit, në zonën e ish-Bllokut. Pajisja ka regjistruar me zë dhe figurë të gjithë personat që hynin dhe dilnin nga zyra e tij në ish-Bllok.

Sipas burimeve të “MaShqip” pranë institucionit të SPAK, të, thuhet se nga kjo pajisje e sekuestruar, Prokuroria e Posaçme ka nxjerrë mjaft materiale komprometuese.

Pajisja ishte vendosur nga vetë biznesmeni Ergys Agasi, me qëllim regjistrimin e bisedave që zhvillonte me zyrtarë të lartë të administratës qeverisëse dhe të Policisë së Shtetit.

Related article  “Ke rrahur një femër”/ Debat i agravuar që i kthen pas në kohë, çfarë e “krisi” miqësinë mes Gertit dhe Laertit

Por tashmë, kjo pajisje përgjuese, një laptop, si dhe rreth 7 telefona, të sekuestruar në zyrën dhe banesën e tij, janë kthyer në provën kryesore që SPAK ka në duar, duke krijuar akuza të rënda ndaj Agasit, biznesmenit Ermal Beqiri, drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, si dhe zyrtarëve të tjerë.

Nga pajisja përgjuese e vendosur në zyrë, ka dalë edhe takimi i Mirlinda Karçanajt me Ergys Agasin. Veç Karçanajt, në takimet me Agasin shfaqen ministra, deputet, drejtor të administrates, emra të njohur të Policisë së Shtetit, të Drejtorive Vendore të Policisë, biznesmenë të ndryshëm, si dhe personazhe të botës së krimit në Shqipëri.

Related article  Deklarata e fortë: “Motrat Gixhari e kanë ligësinë në ADN!”

Për shkak të sasisë së madhe të materialeve komprometuese, SPAK ka ndarë dosjen nr. 20, që bën fjalë për kontrabandën e cigareve, në disa fraksione të tjera, si 20/1, 20/2 dhe 20/3, duke ndjekur një linjë hetimore mbi bisedat, takimet dhe përfitimet që Ergys Agasi merrte nga administrata shtetërore.

Related article  Hapet thesi! Rama ka një lajm të mirë për punonjësit: Rritje page…

Tashmë, në këto dosje në fokus janë punonjës Policie, biznesmenë të call-center-ave dhe basteve sportive, si dhe zyrtarë të tjerë të administratës.

Edhe dosja e AKSHI-t, kundër Ergys Agasit, drejtoreshës së AKSHI-t Mirlinda Karçanaj, zyrtarëve të tjerë të AKSHI-t dhe biznesmenit Ermal Beqiri, ka lindur nga hetimi i dosjes së kontrabandës së cigareve nga Shqipëria drejt Greqisë, Turqisë dhe Qipros.

Published inShowbizz