Skip to content

Nene e bir vdiqen njeri pas tjetrit ne Lezhe, pas varrimit te tyre zbulohet tragjedia e madhe qe lane pas

Mes dhimbjes dhe lotëve, familjarë, të afërm dhe banorë të zonës i dhanë sot lamtumirën e fundit nënës dhe birit, Aleksandër dhe Prenë Marku, të cilët u përcollën për në banesën e fundit këtë të diel.

Ngjarja e rëndë që tronditi komunitetin e Lalmit të Ri në Lezhë ndodhi mbrëmjen e së premtes, kur brenda pak orësh humbën jetën dy anëtarë të së njëjtës familje. Në lagjen Gurra, Aleksandër Marku, 42 vjeç, u gjet pa shenja jete në dyqanin e tij të veglave të punës.

Related article  Lirohet nga detyra drejtuesja e BKH-së, ja kush e zëvendëson...

Sipas policisë, nga veprimet e para hetimore nuk u konstatuan shenja dhune dhe dyshohet se ndarja nga jeta ka ardhur për shkaqe natyrale. Zemra e 42-vjeçarit ndaloi së rrahuri duke lënë kështu jetimë katër fëmijët e tij, tre vajza dhe një djalë.

Related article  Vendi me shume shqiptare tronditet nga termeti i fuqishem, panik ne...

Pak orë më vonë, familjarët gjetën të pajetë edhe nënën e tij, Prenë Marku, 72 vjeçe, në banesën e saj në fshatin Lalm i Ri. Dyshohet se në gjendje të rënduar për shkak të humbjes të djalit të saj, ajo t’i ketë dhënë fund jetës.

Related article  Egli dhe Gjesti e nisin Primen me një puthje në buzë! (Video)

Published inLajme