Skip to content

Ngjarje e rende ne vend, ka viktima

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor “Velipojë-Shkodër”, ku një i moshuar ka përplasur për vdekje një 67-vjeçar që lëvizte me biçikletë.

Edhe pse është dërguar në spital, 67-vjeçari nuk i ka mbijetua plagëve dhe ka ndërruar jetë. Ndërsa 74-vjeçari që shkaktoi aksidentin tragjik është arrestuar nga policia.

Related article  Shpërthim në një restorant, gjashtë të vdekur dhe tetë të plagosur

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin B. P., 74 vjeç, banues në Shirq, pasi mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor “Velipojë-Shkodër”, me automjetin që drejtonte dyshohet se ka përplasur shtetasin F. K., 67 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë.

Related article  'Ja cfare mendoj per ate femer' - Rezeart Veleshnja e thote troç se me Arbana Osmanin nuk flet me gojë

Si pasojë, shtetasi F. K. ka humbur jetën, në spital”, thuhet në njoftimin e policisë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë p Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Related article  Ndryshime në Policinë e Shtetit, ja EMRAT e rinj që do të drejtojnë komisaritet
Published inLajme