Skip to content

E fundit! Do e paguajnë dhe të gjithë emigrantët! Për herë të parë, shteti shton ‘taksën’ e fortë që do rëndojë xhepat e shqiptarëve

Qeveria pritet të miratojë brenda këtij muaji nismën për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet. Kjo nisëm e hartuar nga Ministria e Financave ka mbaruar fazën e konsultimeve dhe tashmë është në fazën finale të miratimit në qeveri. Lajmin e konfirmoi ministri i Financave Petrit Malaj.

“Ky projektligj do të miratohet në qeveri këtë muaj. Kemi mbaruar fazën e konsultimeve dhe nisma është shumë pozitive, pasi adreson një fenomen që Shqipëria është e rrezikuar, atë të dëmeve nga tërmetet. Më pas, drafti do t’i nënshtrohet diskutimeve në Kuvend për detajet dhe hyrjen në fyqi të tij”, – tha Malaj.

Related article  I riktheu Parashqevisë paraqitjen e rinisë! Eni Lena tregon bisedën me artisten pasi la spitalin

“Jemi ende herët për të thënë shifra të tilla. Ajo që është e sigurt që primi apo tarifa që do të vendoset do të jetë e përballueshme nga çdo familje. Mbi të gjitha, këtë proces do ta menaxhojë shteti, pra do të jetë një agjensi shtetërore që merret me të gjithë ecurinë e procesit”, sqaroi Malaj në emisioni “E-ZONE”.

Related article  “Deri 17 vjeçar kam pi dr**gë..” – publikohet rrëfimi rrëqethës i Gjestit

Pas tërmetit tragjik të 2019, qeveria ka vendosur që dëmet nga tërmeti si një vend me risk të lartë, t’i përballojë me sigurimin me detyrim të banesave. Çdo familje do të paguajë një tarifë vjetore në rast të dëmeve që do të shkaktojë një tërmet i mundshëm. Por çfarë parashikon të mbulohet nga kjo tarifë?

Related article  Lotët janë të pakët/ Takimi për herë të parë i Parashqevisë me djalin të dy shpërthejnë në lot

Nisma është përfshirë në debate, nëse tarifa do të jetë e unifikuar nga veriu në jug, mbi të gjitha pse ajo përfshin vetëm dëmet nga tërmetet kur fatkeqësitë natyrore që prekin vendin janë dhe përmbytjet apo zjarret. Mbi të gjitha, debati më i madh i kësaj nisme është: A duhet të jetë me detyrim një sigurim i tillë?

Published inShowbizz