Skip to content

E papritur! , Altin Dumani nuk dorëzon “stafetën” vjen njoftimi menjehere nga SPAK

Ndryshe nga sa ishte menduar fillimisht se ceremonia do të zhvillohej ditën e sotme, kalimi i detyrës në krye të SPAK do të bëhet të hënën.

Pas zgjedhjes së Klodjan Brahos gjatë javës së kaluar si drejtues i ri i Prokurorisë së Posaçme për tre vitet e ardhshme, ceremonia zyrtare e dorëzimit të detyrës nga Altin Dumani do të mbahet ditën e hënë.

Prokuroria e Posaçme njoftoi një ditë më parë se ceremonia e kalimit të stafetës nga kreu aktual Altin Dumani te pasardhësi i tij, Klodjan Braho, do të zhvillohet të hënën, në orën 10:00.

Mandati i Altin Dumanit përfundoi zyrtarisht ditën e enjte, 18 dhjetor. Që në nisje të detyrës Dumani u cilësua si “prokurori i hekurt”, një epitet që e shoqëroi përgjatë gjithë drejtimit të Strukturës së Posaçme. Edhe pse shpeshherë u sulmua nga politika, kryesisht nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili jo rrallë e ka etiketuar dhe akuzuar publikisht se “drejtohet” nga kryeministri Rama dhe kriminelët, Dumani ruajti qetësinë dhe vijoi punën pa u përfshirë në polemika.

Që në fillimin e mandatit të tij, Dumani ishte i qartë në mesazhin e dhënë: “Përmbi ligjin nuk është askush”. Ky parim u reflektua në veprimtarinë e SPAK gjatë këtyre tre viteve, ku janë sekuestruar rreth 37 milionë euro pasuri dhe janë hetuar 17 zyrtarë të nivelit të lartë, janë goditur disa grupe kriminale, janë çmontuar fijet e bandave shqiptare të cilët operonin në të gjithë botën. Shifra dhe rezultate këto që dëshmojnë intensitetin e luftës ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Lexo gjithashtu:  Zbulohet pse u anùlua emisioni “OPINION”! Fevziu reágon i revòltuar: Tv Klan duhet…

Kur Dumani mori detyrën në dhjetor të vitit 2022, shumë ishin ata të cilët dyshonin se ai do të kishte guximin të përballej me korrupsionin e rrënjosur thellë prej dekadash në vendin tonë.

Related article  Rama gati për ndryshimin e madh në Shqipëri, ja cfare i pret te gjithe shqiptaret

Mirëpo, gjatë drejtimit të tij, SPAK ndërmori hetime ndaj figurave të rëndësishme politike, si te të majtët po ashtu dhe te të djathtët, duke përfshirë këtu ish-presidentin Ilir Meta, ish-kryeministrin Sali Berisha, kryebashkiakun Erion Veliaj e shumë zyrtarë të tjerë.

Edhe Klodjan Braho pritet që të vijojë me të njëjtën moto si dhe paraardhësi dhe kolegu i tij Dumani. Rrugëtimi profesional i Klodjan Brahos në sistemin e drejtësisë nisi më 14 nëntor 2007, menjëherë pas përfundimit të studimeve në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës dhe diplomimit në Shkollën e Magjistraturës. Vendin e parë të punës e mori në Prokurorinë e Beratit, ku shërbeu deri në vitin 2012. Gjatë viteve të para të punës së tij ai u shqua për angazhimin e tij në hetimin çështjeve kriminale, gjë e cila i dha një bazë të fortë për lëvizjet e mëvonshme.

Lexo gjithashtu:  Vritet turisti ne Berat, autori dhe gruaja e viktimes trondisin policine me…

Në vitin 2012, ai u transferua në Prokurorinë e Vlorës, ku shërbeu deri në vitin 2015. Gjatë kësaj periudhe, Braho mbajti edhe detyrën e zëvendësdrejtuesit të prokurorisë, duke nisur të njihej si një prokuror i aftë në menaxhimin e dosjeve voluminoze dhe të natyrës së veçantë.

Related article  Ndahet nga jeta aktori i famshëm qe 'e urrenin' gjithe shqiptaret se ne film vrau komisarin

Viti 2015 ishte vendimtar pasi ai u bë pjesë e Prokurorisë për Krime të Rënda në Tiranë, strukturë që në atë kohë trajtonte çështjet më delikate. Me firmën e Adriatik Llallës, kryeprokurorit të atëhershëm, Braho u soll në Tiranë. Asokohe ai u angazhua në hetime të nivelit të lartë, përfshirë çështje që lidhnin zyrtarë dhe rrjetet kriminale të organizuara.

Me shpërbërjen e Krimeve të Rënda dhe krijimin e SPAK, më 19 dhjetor 2019, Klodjan Braho u emërua prokuror i posaçëm. Më herët, në korrik të vitit të njëjtë, ai ishte konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, vendim që i hapi rrugën përfshirjes së tij në strukturën e re të reformës në drejtësi.

Lexo gjithashtu:  Tragjedi e madhe, ka shume te vdekur

Në SPAK ai mori një rol aktiv në seksionin e korrupsionit dhe u njoh për angazhimin e tij në dosje që preknin administratën publike, pushtetin vendor dhe çështje të krimit ekonomik.

Related article  'Gjyshi yt i ka duart e lara me gjakun e...', e therrasin 'o mbesa e diktatorit, ja si reagon Valbona Hoxha

Në vitin 2022, Braho u përfshi për herë të parë në garën për drejtimin e SPAK, por procesi i atëhershëm përfundoi pa kandidaturën e tij, pasi ai u tërhoq për arsye që nuk u bënë publike. Ndërkohë që këtë vit vendosi që të kandidonte sërish dhe duke marrë kështu dhe besimin e shtatë prej anëtarëve të KLP-së.

Zgjedhja e Klodjan Brahos si kreu i ri i SPAK erdhi në një moment kyç për institucionin dhe për gjithë procesin e reformës në drejtësi. Me dosje të shumta në hetim, me pritshmëri të larta publike dhe me një klimë politike të nxehtë, mandati i tij pritet të jetë ndër më të vështirët, por edhe ndër më përcaktuesit. Përvoja e tij e gjatë, angazhimi në çështje të nivelit të lartë dhe ecuria profesionale e konsoliduar e vendosin Brahon si një figurë me peshë në drejtësinë e re.

Published inLajme