Skip to content

E fundit! Aksion rrufe, arrstohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë shqiptarë të akuzuar për korrupsion

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla, ka njoftuar mbrëmjen e sotme, më 18 dhjetor, se është finalizuar me sukses një operacion i gjerë kundër keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe korrupsionit, pas një hetimi disamujor të zhvilluar nga Policia e Kosovës dhe institucionet relevante.

Sipas Sveçlës, operacioni është bazuar në të dhënat e siguruara nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë dhe ka çuar në arrestimin e disa zyrtarëve të lartë publikë, të dyshuar për përfshirje në veprime të paligjshme të lidhura me procesin e shpronësimit të pronave private. Përfshirë këtu edhe një ish-ministër.

Related article  “Incident” në Big Brother VIP, Rozana Radi harron kamerat dhe i nxjerr sheshit të gjitha

“Në këtë rast janë të përfshirë disa zyrtarë të lartë publikë dhe persona përgjegjës, përfshirë: kryetarin e degës së Gjykatës së Graçanicës, J. M.; zyrtarë nga avokatura N. K., M. D. dhe B. D.; ekspertin e gjykatës Sh. T.; zyrtarin në Departamentin e Shpronësimeve; zyrtari i ATK G.L si dhe ish-ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, F. I.”, shkruan Sveçla.

Related article  Zbùloni shenjën e hòròskòpit që e nis vitin e ri me mbárësi dhe bollëk! 2026 vjen me nje MAL ME LEK dhe...

Sipas grupit të hetimit, të akuzuarit kanë vepruar si grup i organizuar kriminal, duke keqpërdorur pozitat e tyre zyrtare dhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në buxhetin e Republikës së Kosovës. Grupi dyshohet se “ka iniciuar dhe deponuar lëndë në Gjykatën e Graçanicës me qëllim të rikompensimit të paligjshëm për shpronësime” të realizuara gjatë viteve 2011–2015, duke përfituar në mënyrë të kundërligjshme nga fondet publike.

Related article  Njerëzit janë al*rmuar? Edi Rama cudit shqiptarët: Mos dilni shume ne diell sepse

Ministri Sveçla theksoi se periudha kur zyrtarët publikë keqpërdornin buxhetin e shtetit pa u ndëshkuar ka përfunduar, duke përgëzuar institucionet për suksesin e radhës në luftën kundër korrupsionit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

Ai shtoi se vullneti politik, bashkëpunimi ndërinstitucional dhe përfshirja qytetare po japin rezultate konkrete në ndërtimin e një shteti ligjor, të zhvilluar dhe të pacenueshëm nga çdo formë e krimit në Kosovë.

/tvklan.al

Published inShowbizz