Mbledhja e Partisë Demokratike në selinë blu, është zhvilluar me tone të larta e debate të shumta mes Ervin Salianjit e Sali Berishës.
Ish-deputeti tashmë prej ditësh ka prishur harmoninë brenda partisë me takimet që ka zhvilluar jashtë programit të PD në qarqe i vetëm pa prezencën e figurës së Berishës dhe as “besnikëve” të këtij të fundit.
Duke pasur parasysh identitetin që Berisha ka, e pazakontë ka qenë ndodhia e filmuar në dyert e selisë blu pas përfundimit të mbledhjes.
Të gjithë gazetarët janë turrur për të marrë një prononcim nga Salianji, ndërsa Berisha ka mbetur i shtangur për disa momente e më pas në heshje ka kaluar përbri tyre duke hipur më pas në automjetin e tij.
Në mbledhjen e sotme Salianji bëri përgjegjës për gjendjen e PD të gjithë strukturën drejtuese ndërsa i kërkoi dorëheqjen dhe Flamur Nokës lidhur me rastin e firmave të dhëna për Avokatin e Popullit.
Këto e të tjera veprime të Salianjit, jo pak herë janë parë si tentativa për të marrë karrigen e liderit historik, atë të Berishës.
