Skip to content

Skandal i rende! Furtune ne PD, sot do “shkunden themelet” deklarata e befasishme Berisha

Lideri demokrat Sali Berisha paralajmëron se këtë të shtunë, do të mblidhet Kryesia e Partisë Demokratike dhe pritet të merren vendime të guximshme dhe vendimtare, për atë që ai e quan beteja finale e demokratëve.

Për herë të parë, mbrëmjen e djeshme i ka pranuar atë që ndodhi me zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokat i Popullit dhe u ka kërkuar ndjesë demokratëve në gjithë Shqipërinë.

Edhe sot, pak momente më parë ai ka reaguar në llogarinë e tij dhe thotë se gabimet janë njerëzore. Partia Demokratike është gjendur kohët e fundit në situata të paprecedenta, ndërsa anëtarësia ka kërkuar reagim nga Sali Berisha.

Lexo gjithashtu:  Do dilte videoja e skandalit politik? Blendi Fevziu zbulon te verteten befasuese, ja pse ia ndali TV Klan emisionin

“Gabimet janë njerëzore, por qëndresa është ADN-ja e demokratëve. Sot në mbledhjen e kryesisë, kryesia do marrë vendimet për t’u angazhuar në betejën vendimtare, betejën finale”, shkruan lideri demokrat, duke paralajmëruar vendime të forta.

Lexo gjithashtu:  E bùjshme! 'Hèrmano' tek Portokallia del në mèsazhet e grupeve kríminale, s'do ta bèsoni çfarë u zbulua

Partia Demokratike nuk nxori kandidatë në zgjedhjet e pjesshme lokale, duke pranuar të mbështeste kandidatët e pavarur dhe shënoi një humbje të fortë, ndërkohë që anëtarësia kërkoi reagim.

Në mungesë të një përgjigje, Ervin Salianji dhe më të votuarit e Primareve në PD kanë nisur një lëvizje brenda partisë më të madhe të opozitës. “Kafja” e tyre ka trazuar ujërat në Partinë Demokratike dhe tashmë Salianji ka nisur foltoret e tij, pavarësisht se ka deklaruar se nuk synon të bëhet kryetar.

Lexo gjithashtu:  E fundit! Çpo ndodh? Pas lajmit për arrèstimin e Belindes! Rama niset me ùrgjence ne Bruksel, arsyeja eshte

Skandali më i rëndë që përfshiu këtë forcë politike, u regjistrua dy ditë më parë kur me firmat e deputetëve demokratë Endri Shabani shkoi në Kuvend si kandidat për postin e Avokatit të Popullit dhe me votat e socialistëve u zgjodh.

Deputetët dhe vet Sali Berisha kanë nisur me radhë t’ju kërkojnë ndjesë demokratëve.

Published inNEWS