Skip to content

Punoi si mjek në Peshkopi, Berisha! Hasa sëmundjen e rralle te pelagrës, e cila vjen nga…

Sali Berisha, sonte, 11 dhjetor, në një rrëfim për “Opinion” të 35 viteve karrierë në politikë. Sipas kryedemokratit, në vitin 1990, ai e ka ngritur zërin veçanërisht kundër urisë.

Ai theksoi se atë vit, afërsisht 2.5 milion shqiptarë që jetonin në zonat rurale, po vuanin urinë kronike.

Related article  Ndodh në Tiranë! Shkoi te bënte ‘qejf’ me vajzën kineze, por e pëson keq nga ...

“Ishte uri kronike, me të gjitha karakteristikat e urisë kronike. E gjithë fshatarësia, nga Valbona deri në Pogon. Ishte në uri, jo në prag të urisë. Se ka uri akute dhe kronike, kur ti ha diçka, por nuk merr lëndët e nevojshme dhe trupi fillon t’i marrë nga ti, muskujt, për të prodhuar hormone etj. Shfaqen sëmundjet”, tha Berisha.

Related article  Banorja e Big Brother Vip blen apartament 700 mijë euro! Dyshime te forta per pastrim parash, kush ia dha leket

Madje, rrëfeu periudhën kur kishte punuar si mjek në Peshkopi, dhe u has me një sëmundje që vetëm në libra e kishte lexuar.

“Unë kisha shkuar në Peshkopi në vitin 1986, na çonin për qarkullim, stil kinez. Ndërtova një sallë të vogël reanimacioni, vizitoja të sëmurë, gjeja pelagrën, sëmundje kur njeriu nuk, ha gjë tjetër përveçse bukë misri.

Related article  Zyrtare/ Ja kush do ta drejtojë Bashkinë e Tiranës në mungesë të Veliajt

Kur kjo nuk shoqërohet me ushqime të tjera, ka një sëmundje sistemike që quhet pelagra. Rastet ishin më të zakonshmet”, rrëfeu ish-kryeministri i vendit.

Published inLajme