Skip to content

“Trònditje” te mazhòranca/ Lala ben deklaraten “bòmbe”: Një ish-ministër i Ramës dhe dèputeti sòcialist pritet te arrèstohen

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një emision televiziv, ka folur për aferën e Bankers Petroleum, që tashmë po hetohet nga SPAK, me dyshimet e organizatës së strukturuar kriminale.

Lala tha se dy persona që dyshohen si të përfshirë në aferë, janë një ish ministër i qeverive “Rama 1” dhe “Rama 2” si edhe një deputet aktual i Kuvendit të Shqipërisë nga rradhët e socialistëve.

Related article  Lapaj ka “asin nën mëngë”/ Zbulohet “gruaja” që i “vjedh” mandatin dajës së Shabanit

“Në dosjen e prokurorisë së Fierit, rezulton një ish ministër i kohës së Ramës në qeveritë “Rama 1” dhe “Rama 2″, që rezulton i përfshirë dhe një deputet i Kuvendit në rradhët e socialistëve, që rezulton person i referuar si i përfshirë në aferën Bankers. Pra këta janë referuar si të përfshirë në disa vepra penale.

Related article  Histori si në filma! Ish-eskortes nga Tirana i propozon per martese ish-klienti i saj personazh ne TV

Momenti i dytë, janë pesë gjyqtarë dhe prokurorë, që kanë patur çështje të Bankers dhe dyshohet se kanë marrë vendime për arsye korruptive. Ka edhe zyrtarë të tatimeve, po verifikohen nëse kanë patur rol për shmangien e tatimeve, që kompania të dilte me humbje.

Këto janë fushat e veprimit ku është ndalur Prokuroria e Posaçme. Janë bërë shumë përgjime, gama e personave të hetuar do të jetë shumë e madhe. SPAK ende nuk i ka thirrur personat.

Related article  Del e fshehta e marrëveshjes së Ramës me Keis Stammer! Kush eshte FEMRA nga Londra qe do behet Kryeministre e Shqiperise

Me sa duket prokuroria po sheh nëse do të mbajë të njëjtin qëndrim si Fieri për personat e parë të dyshuar. Mund të ketë mundësi për masa të reja për zyrtarët e lartë”, deklaroi Lala.

Published inLajme