Skip to content

Tènsíone tek Kryemínistria! Polícia ndèrhyn ùrgjent teksa Adriatik Lapaj po ngrínte nje

Një skenë skandaloze ka ndodhur para Kryeministrisë. Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, nisi një protestë ditën e djeshme, ndërsa sot ka ndërhyrë policia.

Lapaj vendosi të bëjë një protestë ndryshe, pasi dje u ul në një karrige dhe deklaroi se do të qëndrojë aty duke protestuar i vetëm.

Related article  Plasi midis SHBA-ve dhe Rusisë?! Kërcënimi i Trump, reagon Kremlini

Sot ka pasur shumë të tjerë që i janë bashkuar, por në mbrëmje ai ka tentuar të vendosë një çadër kampingu para Kryeministrisë, për t’u bërë ballë temperaturave.

Por në këtë moment ka ndërhyrë policia, duke mos lejuar ngritjen e saj teksa me dhjetëra efektivë janë përplasur me Lapajn dhe aktivistë të “Shqipëria Bëhet”.

Related article  'Keto raste ndodhin...' Fitorja e Rames habit edhe inteligjencen artificiale, ja pergjigjia e Chat GPT

Në fund u bë sekuestrimi i çadrës dhe më pas efektivët u larguan. Një skenë absurde dhe skandaloze, pasi çfarë pune i prishte Edi Ramës një çadër para Kryeministrisë?

Related article  Nga mësuese në Elbasan, pjesë e Ministrisë së Shëndetësisë në Greqi

Më herët, Lapaj tha se kjo protestë erdhi si pasojë e mosreagimit të qytetarëve ditën e djeshme në “Ditën e Rinisë”, pasi shoqëria dhe rinia janë drejt një dëmtimi të pakthyeshëm. Qëllimi i kësaj proteste është largimi i Edi Ramës nga posti i kryeministrit.

Published inLajme