Skip to content

Cili eshte deputeti milioner qe pritet te arrestohet, e zbulon eksperti i kriminalistikës

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, në një intervistë për “Euronews Albania” ka zbuluar se pritet të arrestohet një deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Karamuço theksoi se SPAK po heton në lidhje me një bllok shënimesh ku janë të shkruajtura me detaje ndarjet e parave të korrupsionit.
Sipas ekspertit, një zonjë e ka çuar në SPAK këtë bllok me “vlerë” dhe pritet që së shpejti të merren masa konkrete.

Related article  Tronditet familja, gjejne te vrare njeriun e zemres kur kthehen ne shtepi, policia jep detajet

Ervin Karamuço nuk dha detaje për emrin e deputetit apo se cilës parti politike i përket ligjvënësi. Sipas tij, në atë bllok shënimesh flitet për shifra të mëdha parash të ngurtësuara në disa prej banesave në rrethinat e Tiranës.
“Di që së fundmi ka një hetim që po zhvillohet dhe mund të ketë masa konkrete ndaj një deputeti të Kuvendit të Shqipërisë.

Related article  E bujshme! 'Njeriu i besuar i Hashim Thaçit do jetë MINISTËR i qeverisë Rama 4'

Na është zbuluar një bllok. Në këtë bllok janë vënë re shënime ku ky deputet ka vënë persona të tjerë që mbajnë shënim si do ndahen paratë e korrupsionit të ngurtësuara në disa prej banesave në rrethinat e Tiranës.

Related article  'Më shkulën zemrën dhe s’kërkuan as falje', trondit nëna e 22-vjeçarit që vdiq ne Vlore se cfare ndodhi pas...

Këtë banesë e ka filani por është për llogari timen. Një zonjë e nderuar e ka çuar në SPAK bllokun. Kanë filluar hetimet dhe pritet shumë shpejt të ketë masa konkrete ndaj këtij deputeti. Nuk mund të them as emër dhe as kujt partie politike i përket.”-tha Karamuço.

Published inLajme