Skip to content

E fundit! Avíoni i nísur nga Aeroporti i Kryeqytetit shqíptar del nga pista ne Stamboll, vjen njoftimi ùrgjent

Ambasada e Republikës së Kosovës në Turqi ka njoftuar se një incident ajror ka ndodhur sot në Aeroportin “Sabiha Gokçen” në Stamboll, ku një aeroplan i operuar nga kompania AJet, i tipit Boeing 737-800, ka dalë nga pista menjëherë pas aterrimit.

Related article  Tragjedi ajrore, ka humbje jete

Avioni që realizoi fluturimin Prishtinë–Stamboll, me numër TKJ76Q / VF102, pas prekjes së pistës ka devijuar nga rruga e taksimit dhe është ndalur në skajin e pistës.

Sipas informacioneve zyrtare, të gjithë pasagjerët janë evakuuar në mënyrë të sigurt, duke zbritur përmes shkallëve të jashtme, pa pasur nevojë për përdorimin e rrëshqitësve emergjentë.

Related article  E fundit! Rrembehet një burrë në mes të Tiranës! E fusin me forcë në makinë dhe më pas i kërcenojnë gruan. Shuma e frikshme qe i kerkojne! (EMRAT)

Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa udhëtarët kanë vazhduar rrugëtimin e tyre nga aeroporti drejt destinacioneve përkatëse.

Në një deklaratë të saj, kompania AJet ka konfirmuar se aeroplani ka kryer një aterrim të rregullt, por gjatë lëvizjes në rrugën e taksimit ka dalë në terren të butë për shkak të reshjeve të dendura të shiut që kanë prekur zonën.

Related article  ‘Përvëlohet’ Shqipëria' - E premtja dita më e nxehtë, nuk do ta besoni, ja sa do të shënojë termometri
Published inLajme