Skip to content

Shira të rrèmbyeshëm gòdasin vendin, gjashtë të vdèkur dhe 85 persona të èvakuuar

Përmbytjet në ishullin turistik të Balit në Indonezi kanë vrarë të paktën gjashtë persona këtë javë dhe kanë bllokuar rrugët kryesore në kryeqytet, thanë zyrtarët të mërkurën.

“Shirat e rrëmbyeshëm të vazhdueshëm midis mbrëmjes së së martës dhe mëngjesit të së mërkurës rrëzuan dy ndërtesa në kryeqytetin e Balit, Denpasar, duke vrarë katër persona”, tha I Nyoman Sidakarya, kreu i agjencisë së kërkim-shpëtimit të ishullit.

Related article  “Mu shemb e gjithë bota…”, aktorja tregon sfidën e jetës/ Do qani me lotë

Dy persna të tjerë kanë vdekur dhe 85 të tjerë janë evakuuar në rajonin e Jembranës, tha të mërkurën agjencia indoneziane për zbutjen e fatkeqësive. Përmbytjet vazhduan të godisnin Balin që nga e mërkura, u tha gazetarëve shefi i agjencisë, Suharyanto.

Related article  LAJM I FUNDIT - Rama ultimatum kryebashkiakëve: Guxoni deri te hënën dhe..

Qasja në aeroportin ndërkombëtar të ishullit pranë Denpasarit ishte e kufizuar pasi vetëm kamionët mund të përdornin rrugët. Videot në mediat sociale, tregojnë përmbytje në rrugët kryesore që çojnë në bllokim të plotë.

Related article  “Po na bën dëm" - Rama tregon vendimin: Duhet të pezullohet urgjent…

Sipas Nyoman rreth 200 ekipe shpëtimi janë dërguar. Shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan gjithashtu përmbytje në Nusa Tenggara Lindore të Indonezisë, ku katër persona kanë humbur jetën, tha agjencia për zbutjen e fatkeqësive.

Published inLajme