Skip to content

I FUNDIT – Ngjarje tragjike, humbin jeten dy te rinjte shqiptare (EMRAT)

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar këtë të diel në Itali ku kanë humbur jetën dy të rinj shqiptarë dhe nje shtetas italian.

Sipas mediave të huaja ngjarja ka ndodhur në unazën jugore të Bergamos, ku një mjet tip “Mercedez Benz” është përplasur me një furgon dhe për pasojë kanë humbur jetën tre persona, mes tyre dy të rinj me origjinë shqiptare.

Related article  ‘Boll more se jam sa mbesa jote’ Del video e rende ne Velipoje! Ja cfare i ben i moshuari vajzes

Viktimat janë Klinton Sala, 23 vjeç, drejtues i Mercedes-it, dhe Denis Cana, 21 vjeç pasagjer në mjet. Të dy ishin miq dhe po udhëtonin së bashku.

Related article  'Çfarë ke veshur, fund, apo...' Zbulohen bisedat skandaloze te CEO kinez, i cili bënte gili-vili me gratë e Bankersit (EMRAT+FOTO)

Viktima e tretë është Oscar Angioletti, 62 vjeç nga Zanica (Bergamo), i cili ndodhej në furgon me vëllain e tij 64-vjeçar, që mbeti i plagosur rëndë.

Sipas hetimeve paraprake të karabinierëve, Mercedes-i ka tentuar të parakalojë një makinë tjetër në një zonë me vijë të dyfishtë të vazhdueshme, duke hyrë në krahun e kundërt dhe u përplas drejtpërdrejt me furgonin.

Related article  Driloni dhe familja e tij e mbështetën, por Gjesti çudit me deklaratën

Në vendngjarje ndërhynë ekipet e emergjencës, zjarrfikësit dhe policia rrugore. Seksioni i rrugës ku ndodhi ngjarja u mbyll për disa orë për hetime.

Published inShowbizz