Skip to content

Zgjedhjet vendore, dalin rezultatet e para, ja kush kryeson ne keto zona

Kandidati i LDK në zgjedhjet vendore për komunën e Prishtinës, Përparim Rama teksa shpali fitoren në Prishtinë tha se sot është festa e qytetit tonë, e shpresës unitet e demokracisë.

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, gjatë konferencës për media tha se Rama ka fituar edhe një mandat në Prishtinë, pasi sipas tij ai ka marrë 51.5 për qind të vota.

Related article  Momente prekëse/ Parashqevi Simaku shfaqet duke kënduar sërish shqip me zërin e saj brilant

Kjo parti paralajmëroi një festë në sheshin Skenderbeu më vonë gjatë natës. Alban Hyseni fiton në Gjilan. Komunën e Gjilan për katër vjetët e ardhshëm do të vazhdojë ta udhëheqë Alban Hyseni i LVV-së.

Pas numërimit të votave të rregullta, ai ka fituar 61.06 për qind të votave. “Fitorja jonë ishte e pritshme”, tha Hyseni duke shpallur fitoren dhe duke falënderuar teksa votuesit dhe aktivistët.

Related article  VIDEO/ Në ditën e para të qëndrimit në shtëpi, Gerta Gixhari shpërthen në lot: Ja arsyeja...

Në raundin e parë, për një numër të vogël votash ai nuk arriti ta përmbyllte garën pa balotazh.

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se partia e tij do të presë deri në numërimin e votave të fundit në Mitrovicë të Jugut, ku ka kandiduar me Arian Tahirin.

Related article  FOTO/ Georgina Rodriguez tregon format “BOMBË”, gruaja e Ronaldos "TËRBON" ndjekësit!

Sipas rezultateve aktuale, në këtë komunë prin Faton Peci i LVV-së. Krasniqi ndërkaq shpalli fitoren e PDK-së në Prizren, Kaçanik, Vushtrri dhe Klinë.

Published inShowbizz