Skip to content

Ngjarje e rende ne vend, humb jeten 43-vjecari (EMRI+Detajet)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Duhanas të Beratit, ku një 43-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga një pemë ulliri.

Viktima është identifikuar si Ermal Rripi, i cili ishte duke vjelë ullinj në momentin e aksidentit. Sipas burimeve lokale, Rripi ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar nga lartësia, duke pësuar dëmtime të rënda trupore.

Related article  Ibrahim Lici ishte në masakrën e Dobraçit, zbardhet dëshmia e oficerit nga vendngjarja

Menjëherë pas ngjarjes, ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Beratit, por, pavarësisht ndihmës mjekësore të menjëhershme, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë gjatë rrugës.

Related article  Kryeprokurori bën lëvizjen e fundit kundër qeverisë

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë kryer këqyrjen e terrenit dhe kanë marrë dëshmi nga familjarë e të afërm të viktimës. Nga hetimet paraprake, ngjarja është konfirmuar si aksidentale dhe nuk dyshohet për rrethana të tjera.

Related article  Habisin ekspertët: Ngjan si mister, gripi i këtij sezoni, më i “tmerrshmi” përgjatë dekadave

Autoritetet kanë nisur procedurat e mëtejshme ligjore, ndërsa trupi i pajetë i 43-vjeçarit i është dorëzuar familjes për ceremoninë mortore.

Published inLajme