Skip to content

Akuzat ndaj kryebashkiakut të Kolonjës, SPAK del me NJOFTIMIN e papritur dhe i ben gjemen Erion Isait

SPAK ka zgjatur me tre muaj, deri në shkurt, afatet hetimore për kryebashkiakun e Kolonjës dhe për 5 zyrtarë të tjerë të bashkisë, që akuzohen për veprën penale “shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankade publike” , “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim dokumentash”.

Ata u morën të pandehur nga SPAK në fund të shtatorit në lidhje me dy tendera atë të rrugës Korçë-Ersekë dhe për Ujësjellësin e Kolonjës.

Tenderi i rrugës Korçë-Ersekë, një pjesë e së cilës u shemb sapo u ndërtua, u bë shkak që kryebashkiaku Isai të thirrej për herë të parë në SPAK në maj të vitit 2023.

Related article  Tragjike, rrezohet avioni shperthen sa bie ne toke, humbin jeten te gjithe pasagjeret(FOTO)

Mes të pandehurve është edhe firma projektuese e rrugës A&E ENGINEERING, në pronësi të Entela Çano, e cila dyshohet se kishte lidhje me Isain. Kompania e Entela Çanos ishte edhe mbikëqyrëse e punimeve, pra që do të garantonte cilësinë e punimeve.

Ajo fitoi tenderin gati sa fondi limit me vlerë gati 200 mijë euro. Nga një verifikim i Report Tv, A & E ENGINEERING, rezultoi mbikëqyrëse e shumë punimeve të mëdha të kryera pothuajse gjithmonë nga të njëjta firma ndërtuese.

Related article  Sherr me të afërmit dhe pasiguri ekonomike, 3 shenja Horoskopi përballen me sfida të forta në Qershor

Ndërtimi kësaj rruge u realizua nga kompania “A. N. K.”, ndërsa prokurues është Autoriteti Rrugor Shqiptar. Në vitin 2022, për Lotin e Dytë u dhanë mbi dy miliardë lek nga buxheti i shtetit, ose 21 milionë euro.

Përveç komunikimeve të akuzave, SPAK po vijon hetimet për rolin e ARRSH si autoritet tenderues dhe kompanisë A.N.K e cila ka përfituar tenderin dhe ka kryer punimet e rrugës Korçë-Ersekë. Kjo firmë ndërtuese rezulton në pronësi të Agim Kola, vëllai i ish-deputetit të PS, Ndue Kola.

Related article  Shperthimi ne burgun e Fushe Krujes, policia jep detajet e ngjarjes se rende

Traseja e rrugës Korcë-Ersekë u shemb në ndërtim e sipër në vendin e quajtur ‘Qafa e Qarrit- Mollas’. Vetëm pak ditë pas shembjes u depozitua padia e avokatit nga Korça Esmerald Xhafa i cili akuzonte dy kompanitë, Bashkinë Kolonjë dhe Autoritetin Rrugor Shqiptar.

Published inLajme