Skip to content

C’do behet me pasurine qe mund ta sekuestroje SPAK? Neda dhe Ogreni merren vesh me njëri tjetrin, dalin detaje nga divorci

Historia e martesës 10-vjeçare mes opinionistes Neda Balluku dhe Ogren Ballukut (vëllai i zv.kryeministres Belinda Balluku) ka marrë fund. Lajmi që nisi si një thashethem nëpër portale, u konfirmua pak ditë më vonë, duke u finalizuar me depozitimin e kërkesëspadisë civile për zgjidhjen e martesës në gjykatë.

Lajmi mbi kërkesën për divorc të Nedës ndaj Ogrenit u bë publik me shpejtësi në media, duke marrë vëmendjen e publikut. Menjëherë pas këtij publikimi, opinionistja zgjodhi të fliste për herë të parë publikisht, duke hedhur dritë mbi dinamikën e marrëdhënies së tyre.

Related article  Pajtohet çifti! Gjesti kërkon të flejë me Eglin, ajo shkon menjëherë. Ja çfarë ndodhi në krevat (VIDEO)

Në emisionin “Goca dhe Gra”, Neda konfirmoi se ishte ajo që kishte kërkuar ndarjen. Me lot në sy, ajo shpjegoi se marrëdhënia prej kohësh nuk ishte e shëndetshme, duke theksuar se kishte një krizë të gjatë dhe se ata prej kohësh jetonin të ndarë.

“E vërteta është që nuk është hera e parë që jam në këtë situatë… prej shumë vitesh tashmë marrëdhënia nuk është e shëndetshme. Fëmijët e mi meritojnë të rriten të qetë dhe të lumtur”, u shpreh ajo, duke lënë të kuptohet se vendimi ishte i menduar gjatë dhe me fokus interesin e fëmijëve.

Related article  TRONDITESE, Karamuco zbulon pistoletën që shpon edhe antiplumbin, Ja sa cope ka ne Shqiperi dhe kush i mban

Zhvillimi më i fundit i kësaj çështjeje është konkretizimi i saj ligjor. Kërkesë-padia civile, tashmë është regjistruar zyrtarisht në sekretarinë e gjykatës me numër 17084. Gjyqtarja e caktuar për të shqyrtuar dosjen, pas shortit elektronik, është Majlinda Dogga.

Pjesa kyç e këtij procesi është fakti se Neda dhe Ogreni kanë rënë dakord duke lidhur një marrëveshje divorci.

Related article  Vëllai i ish-policit i shkruan Sali Berishës, trondit me atë që thotë

Kjo marrëveshje mes palëve nënkupton se detyrimet, ndarja e pasurisë dhe çështjet që lidhen me fëmijët (të cilat rrjedhin nga zgjidhja e martesës) janë vendosur me konsensus të dy palëve.

Prania e marrëveshjes pritet ta bëjë procesin gjyqësor thjesht formal dhe shumë më të shpejtë, duke i dhënë fund me qetësi martesës së tyre 10-vjeçare, e cila nisi me shumë bujë pas daljes nga shtëpia e “Big Brother Albania” në vitin 2010.

Published inLajme