Skip to content

TRAGJIKE – Nëna me dy fëmijët e saj gjenden të vdekura në banesë

Gjermania është tronditur sot nga një ngjarje e rëndë. Në një banesë në lagjen “Feuerbach” të Shtutgartit, janë gjetur trupat e pajetë të tre personave (një gruaje dhe dy fëmijëve të saj).

Mediat gjermane raportojnë se rasti u zbulua mesditën e sotme, pasi autoritetet ishin njoftuar për një situatë të dyshimtë në banesë. Pas ndërhyrjes së policisë dhe ekipeve emergjente, në shtëpi u gjetën tre persona të vdekur.

Related article  Shperthen tritoli ne pallat, banoret perjetojne tmerr, policia areston xhaxhin me nipin. Objektivi dhe arsyeja do ju shtange

Hetimet po vazhdojnë, derisa shkaqet e vdekjes së tre viktimave ende nuk janë sqaruar. Policia ka deklaruar se aktualisht nuk ka shenja që tregojnë për përfshirje të ndonjë personi të tretë, por të gjitha pistat janë ende të hapura.

Related article  Vera e këtij viti, 'ferri mbi tokë', Ekspertët tregojne se kur vjen vala e nxehte

Zona u rrethua nga forcat e shumta policore, ndërsa ekspertët e krimit po kryejnë ekzaminimet në vendin e ngjarjes.

Banorët e lagjes u tronditën nga kjo ngjarje, të cilët e përshkruan familjen në fjalë si “të qetë dhe shumë të sjellshme”.

Related article  Bene greve per hapje kutish, 15 vite me vone PS i hiqet kjo e drejte

Rasti ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik gjerman, ndërsa pritet që të bëhen të ditura edhe detaje tjera lidhur me ngjarjen tragjike pas përfundimit të autopsisë.

Published inLajme