Skip to content

Rama ia mori me bujë PD-se, drejtori i rendesishem largohet pas kater muajsh, dalin prapaskenat

Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli ka shkarkuar nga detyra drejtorin e AKSH Sarandë Ilir Çibuku, nderkohe qe mesohet se ka dhene doreheqjen dhe kreu i Kadastres ne Vlore Genc Deromenaj, i cili u mor nga PD disa muaj me pare, si nje goditje e rendesishme per opoziten.

Por le ti marrim me radhe! Shkarkimi i Çibukut mësohet se ka ardhur për shkak të rezultateve të dobëta në punë. Çibuku ishte në krye të Kadastrës në Sarandë që prej muajit qershor.

Po ashtu, edhe Deromenaj, pas 4 muajsh në krye të Kadastrës, ka lënë detyrën e kreut të Kadastrës së Vlorës. Deromemaj ka marr vendim ta lërë pozicionin e drejtuesit të Kadastrës së Vlorës pasi e drejtoi atë për 4 muaj.

Related article  Vrau gruan, 40-vjeçari shqiptar përballet në gjykatë me vajzën e tij qe e kercenoi per hakmarrje, i ndodh ajo qe nuk e priste

Ndërkohë është ende e paqartë se pse u mor ky vendim. Por e verteta e motivit zyrtar duket se eshte dicka tjeter. Dyshohet se kjo ka ndodhur për shkak të konflikteve dhe dosjeve problematike. Por nuk dimë nëse ky është rasti i Deromemaj.

Dhe keto dosje problematike nuk kane ngrene vetem koken e e tij, por edhe te shume drejtoreve te tjere me pare, ku jane te pakten 20 drejtore te larguar qe nuk kane arritur ti prekin keto dosje.

Ajo qe mbetet enigmatike eshte sesa presion i eshte ushtruar atij qe u detyrua te braktise idealet per kete vend te rendesishem. Deromemaj drejtoi Degën e Partisë Demokratike të Vlorës nga viti 2018 deri në vitin 2022, teksa më pas dha dorëheqjen dhe vendin e tij e zuri Atird Hoxha.

Related article  E rëndë në Tiranë/ Një burrë hidhet nga lartësia e ndërtesës, vdes në spital

Gjithashtu, Deromemaj ka qenë dhe kandidat për zgjedhjet lokale i PD-së në Vlorë, në vitin 2015, ku humbi përballë kandidatit socialist Dritan Leli.

Kujtojmë se Deromemaj ishte një nga mbështetësit e parë të Foltores së Sali Berishës, kur e nisi këtë lëvizje kundër lidershipit Basha në shtator 2021, si dhe një nga organizatorët e Kuvendit Kombëtar të PD-së më 11 dhjetor në Air Albania.

Edukimi dhe Karriera e Genc Deromemajt:
Anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike të Shqipërisë

Edukimi:
Në vitin 2007 Diplomë Inxhinier Hidroteknik në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, Universiteti Politeknik Tiranë;
Në vitin 2009 Diplomë e Nivelit të Parë në Drejtësi në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti Kristal Tiranë;

Related article  Sulm masiv me raketa, dhjetra viktima

Certifikata dhe licenca të ndryshme për veprimtari profesionale në fushën e ndërtimit.
Karriera profesionale:
2007 – 2021 sektor privat, Shoqëri Ndërtimi, Inxhinier Projektimi/Zbatimi, Administrator.

Karriera politike:
Nga viti 2002 aktivizuar në jetën politike si pjesë e Grupimit Studentor të PD-së në Fakultetin e Ndërtimit Tiranë si dhe mbështetës i fushatave elektorale të PDSH;
Në vitin 2015 Kandidat për Kryetar të Bashkisë Vlorë i Partisë Demokratike;
Nga viti 2015 deri më 2018 Anëtar i Kryesisë së PD Vlorë;

Nga viti 2018 deri më 2022 Kryetar i PD Vlorë;
Nga viti 2022 e në vazhdim Anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Published inLajme