Skip to content

Fatos Nano e birësoi, s’e ndau nga fëmijët e tij! Klajd Nano ben gjestin e madh krah Xhoanes, Sokolit e Edës!

Fatos Nano, lideri historik i Partisë Socialiste dhe arkitekti i kësaj force politike që në gjenezat e saj transformuese, është përcjell dje për në banesën e fundit, në një ceremoni që bëri bashkë personalitete të kombit shqiptar nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Ai mbylli sytë përgjithmonë të premten, më datë 31 Tetor, në moshën 73 vjeçare, pas problemeve të rënda shëndetësore.

Lamtumira e tij ishte përgatitur deri në detaje, ashtu siç i takonte një politikani e lideri si Fatos Nano, me ceremonialin më të lartë shtetëror, ndërsa nuk mungoi prania e qindra qytetarëve që u mblodhën në Pallatin e Kongreseve prej orëve të para të mëngjesit e qëndruan deri pasdreke, për të shoqëruar kortezhin.

Related article  Ndalohet gruaja pranë shtëpisë së Elvis Roshit, Xhuli Duda kapet me listë emrash në një takim me...

Një vëmendje të veçantë gjatë ceremonisë e ka marrë dhe një djalë shtatlartë që qëndronte gjithë kohën pranë zonjës Xhoana Nano dhe dy fëmijëve të Fatosit nga martesa e parë me zonjën Rexhina Nano, Sokolit dhe Edës.

Në hyrje dhe në përfundim të ceremonisë, ai ishte gjithë kohën pranë Xhoana Nanos dhe herë i shtrëngonte dorën e herë e mbante prej krahu, ndërsa në hollin e pritjes së bashkëpunëtorëve, miqve e qytetarëve, ai qëndronte në rreshtin e parë, përkrah Sokolit dhe Edës.

Related article  Postonte video me vajzën duke e quajtur ‘engjëlli im’, por pas kamerës fshihej një makth - VIDEO

Newsbomb.al mëson se ai është Klajd Nano, djali i Xhoanës nga martesa e parë dhe që u rrit në familjen e re të Fatosit.

Në vitin 2001 kur kryeministri dhe lideri historik i PS njoftoi ndarjen nga bashkëshortja e parë Rexhina dhe martesën me Xhoanën, Klajdi ishte vetëm 8 vjeç dhe Fatos Nano e birësoi, duke mos e ndarë asnjë moment nga dy fëmijët e tij biologjik.

Sot, ai është 32 vjeç dhe siç duket nga pamjet, është një djalë shtatlartë dhe mjaft i pashëm.

Related article  Dhimbje e madhe! Motori ua preu ëndrrat në mes, historia e dy të rinjve që vdiqën në Vlorë

E gjithë familja Nano ka qenë e bashkuar në ceremoninë e lamtumirë, Xhoana pranë të birit Klajdi, Sokoli dhe partnerja e tij me djalin, dhe Eda gjithashtu me të birin. Ndonëse shumë të vegjël, fëmijët kanë marrë pjesë në lamtumirën e gjyshit të tyre.

Newsbomb.al mëson gjithashtu, se Klajd Nano dje, më 2 Nëntor në ceremoninë e ikjes përgjithmonë të Fatos Nanos nga kjo botë, ka pasur dhe ditëlindjen. Ai ka bërë 32 vjeç dhe dy dekada e gjysmë i ka kaluar pranë Fatos Nanos.

 

Published inLajme