Skip to content

‘Rashë në koma ditën kur humba nënën’ – Avokati rrëfen diten e zeze dhe si e mori vesh per semundjen e rende

Avokati Saimir Vishaj, ka rrëfyer me detaje betejën e tij të vështirë me sëmundjen, të cilën e ka kaluar me sukses. Vishaj kujtoi momentin që ndryshoi jetën e tij: “Në 29 prill më vdiq nëna dhe unë rashë në gjendje kome.

Nuk kisha asnjë shqetësim më parë, isha shumë aktiv, kisha shëndet të plotë dhe ishte si një rrufe në qiell të hapur. U habita kur ndodhesha në reanimacion. Kam qëndruar një javë në koma dhe nuk u besoja syve.”

Related article  SHOK! Fëmija 2-vjeçar vdes nga fruthi, mjekët lëshojnë alarm për të gjithë prindërit

Avokati tregoi në nj emision televiziv, se përpjekjet për të gjetur shkakun e gjendjes së tij të rëndë e çuan edhe jashtë vendit: “Kam kërkuar të iki në Itali, sapo u bëra gati rashë sërish në koma pas disa ditësh.

U thashë mjekëve se diçka nuk shkon dhe ata nuk po e gjenin dot. Shkova në një klinikë në Itali. Më ra koma edhe në avion kur po shkoja dhe mbërrita në këtë gjendje atje.”

Related article  Konflikti me dy të plagosur në Sarandë/ Zbardhen detaje: 8 të arrestuar, 2 persona në kërkim! Në pranga edhe punonjës të policisë

Ai u shpreh se atje u zbuluan shkaktarët e sëmundjes: “Çdo muaj kisha bërë kontrolle mjekësore, por asgjë shqetësuese. Nuk kisha bërë kolonoskopi.

Kur shkova në Itali, më bënë këtë dhe konstatuan se në zorrën e trashë kisha një pjesë tumorale që ngushtonte mëlçinë dhe nuk prodhonte një substancë për ta çuar në tru. Nuk i besoja mjekëve sepse mendja më ishte vetëm tek puna e avokatisë.”

Related article  Nderruan jete ne Vlore, dalin identitetet e personave qe humben jeten!

Vishaj përfundoi duke treguar se trajtimi e detyroi të merrte një pushim të gjatë nga puna: “Mjeku më tha 6 muaj nuk je për punë. Ishte një goditje e madhe, por tani jam këtu, më i fortë dhe falënderues për shëndetin”.

Published inLajme