Skip to content

‘Nuk ishte shefi im…’ Vrau me thikë kolegun e tij kuzhinier, autorit i ndodh e papritura ne qeli

Gjykata e Tiranës ka lënë në masën arrest me burg 41-vjecarin Filip Shehu, i cili vrau me thikë kolegun e tij picier Indrit Ismaillari në një lokal tek Komuna e Parisit.

Në deklarimet që ka bërë para togave të zeza të Gjykatës se Tiranës, 41-vjecari ka pretenduar se shpesh herë është ofenduar dhe ngacmuar në punë nga kolegu i tij, gjë që nuk e bënte askush tjetër. “Ai nuk ka pasur asnjë punë me mua sepse nuk ishte shefi im, që të më jepte urdhra”, ka deklaruar 41-vjecari.

Related article  Bora Zemani flet pa dorashka: Si po e përjeton marrëdhënien me Donald Veshaj?

Ai ka thënë që nga ana e viktimës acarohej dhe sipas tij viktima mbante thikë dhe thoshte nuk e çaj kokën fare për ty. E njëjta situatë sipas tij ka ndodhur edhe ditën e ngjarjes ku janë konfliktuar.

Related article  ‘Vija e kuqe është zhdukur’/ Agron Shehaj tregon cfare i tha Altin Dumanin 8 muaj më parë: Më tha që të pres…

Ndërkohë 41-vjecari e ka mësuar një ditë më parë që Indrit Ismaillari ka humbur jetën pasi e dinte vetëm që ishte plagosur dhe ka shprehur ngushëllime familjarëve. Ai eshte shokuar nga ky fakt, pasi ka menduar se do ia hidhte lehte ne gjykate.

Ne keto kushte, avokati mbrojtës i tij Ilir Murati ka pretenduar se ngjarja ka ndodhur në kushtet e tronditjes së rëndë psiqike dhe klienti i tij kishte 13 vite që kurohej për çrregullim bipolar. Ai ka paraqitur dhe një dokumentacion mbi kurimin e Filip Shehut qe nga viti 2013.

Related article  E dhimbshme! Ndërron jetë gruaja pas lindjes së binjakëve ne Gjermani, E PABESUESHME cfare i ndodhi gruas nga Kosova

Avokati kërkoi shtrim të detyrueshëm në spital psikiatrik si masë sigurie dhe kryerjen e një ekspertize për shëndetin mendor. Mësohet se 41-vjecari ishte i divorcuar dhe kishte një fëmijë.

Published inLajme