Skip to content

Djali vret babane ne buke, zbulohet arsyeja tronditese, i biri habit me deklaraten (FOTO)

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Durrësit, ku një 34-vjeçar ka vrarë me thikë babain e tij pas një debati të ashpër në familje. Viktima është Pjetër Kodheli, 69 vjeç, ndërsa autori është Marjan Kodheli, i cili më pas ka rrëfyer para policisë momentet dramatike të krimit.

Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur gjatë kohës së drekës në fshatin Shkallnur, pas një debat banal, ku djali është nervozuar pasi – siç ka deklaruar vetë – “babai nuk e linte të hante i qetë”.

Related article  ‘Plas’ keq në BBV/ Shperthen Rozana Radi dhe ia thyen mikrofonin Gertës, reagon menjehere Vellai i Madh (Video)

“Ishim duke ngrënë bukë dhe babai më turr. Nuk më linte të haja i qetë. Nuk e mbaj mend pse ndodhi, por kemi pasur grindje të vazhdueshme,” – ka thënë autori gjatë dëshmisë së tij në polici.

Related article  Tragjike/ Ra nga skela, ndërron jetë shqiptari

Marjan Kodheli ishte kthyer nga Greqia rreth gjashtë muaj më parë, pas disa vitesh emigrimi. Ai ka treguar se prej disa kohësh ishte i papunë dhe jetonte me prindërit, duke pasur konflikte të vazhdueshme me të atin.

Sipas dëshmisë, pas një momenti nervash, ai ka marrë thikën nga tryeza dhe e ka goditur të atin, duke i shkaktuar plagë të rënda që i sollën vdekjen e menjëhershme.

Related article  Rogerti eskalon ndaj Selin pyetja qe shokoi publikun e gjere

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka arrestuar autorin, ndërsa hetimet po vijojnë për të zbardhur plotësisht shkaqet e tragjedisë që ka tronditur familjen Kodheli dhe gjithë komunitetin e zonës.

Published inLajme