Skip to content

‘Rama duhej t’i thoshte Stop’, Avokati nxjerr sekretin se cfare ka marre me vete Balluku në Zvicër e Bullgari

Avokati Genc Gjokutaj, i ftuar në një emision televiziv, ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me hetimin e zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, nga SPAK, duke ngritur pikëpyetje mbi sjelljen e saj publike dhe udhëtimet jashtë vendit.

Gjokutaj e kritikoi ashpër faktin që, sipas tij, Balluku ka vazhduar të kryejë vizita zyrtare jashtë vendit në një kohë kur është nën hetim, duke e cilësuar këtë si veprim të papërgjegjshëm dhe të pamoralshëm nga ana institucionale.

Related article  ‘Ne koke, edhe ne gjoks...', Ish-deputeti i PD 'kapet mat' me pistolete ne dore (VIDEO)

“Balluku me fletë-thirrje në xhep shkon në Zvicër e Bullgari. Në tre shtete që shkoi, a firmosi ndonjë kontratë, a bëri gjë kjo? Kur shkon ministrja e linjës, firmoset një kontratë. Kur shkon ministri, hidhet vetëm firma. Çfarë janë këto vizita që bën ajo? Nuk është morale, as shtetërore,” deklaroi Gjokutaj.

Related article  Arti në zi, ndahet nga jeta papritur artisti i madh! (foto)

Avokati shtoi se kryeministri Edi Rama duhej të kishte ndërhyrë për ta ndaluar zëvendësen e tij nga këto lëvizje ndërkombëtare.

“Rama duhet t’i thoshte stop kësaj zëvendëses së tij. T’i thoshte: ‘Stop, ku vete ti?’” theksoi ai.

Related article  Shokuese/ Ndahet nga jeta në moshën 34-vjeçare personazhi i njohur

Në vijim, Gjokutaj akuzoi Ballukun për lidhje nepotike dhe për përfitime nga pozita e familjarëve të saj në institucione të rëndësishme të drejtësisë.

“Kjo Belinda deri tani ka bërë poça, se ka pasur motrën kryetare të KPK-së,” shtoi ai me tone kritike.

Published inLajme