Skip to content

Askush sguxon te ma prekë telefonin! Dumani tr*ndit Edi Ramën: Ska të paprekshëm, do shohim se si

Deputeti demokrat, Luçiano Boçi, ka pyetur sot në Kuvendin e Shqipërisë gjatë raportimit kreun e SPAK, Altin Dumani, se përse e kanë shpallur të paprekshëm Edi Ramën.

Altin Dumani tha se për SPAK askush nuk është i paprekshëm ndërsa theksoi se kryhen hetime dhe më pas mblidhen prova e ngrihen akuza.

Related article  'Lajmërova gjithë fisin që do dilja në televizor', Visjan Ukcenaj rrëfen si e përjashtuan nga 'Portokallia'

Dukshëm, Altin Dumani kërcënoi kryeministrin Edi Rama në mes të Parlamentit, ndërsa ky i fundit më herët ka deklaruar teksa fliste për Reformën në Drejtësi, se “mos të bëjnë gabim të vijnë të kërkojnë telefonin tim, boll i kanë. Kanë mbledhur të gjithë telefonat e Shqipërisë.”

Related article  DENONCIMI I RENDE, Policët e komisariatit nr. 1 i nxijnë syrin me grushta 14-vjeçarit

Pyetje nga deputeti Luçiano Boçi: Pse SPAK e ka shpallur të paprekshëm Edi Ramën? Pse nuk mban ai përgjegjësi penale?

Përgjigja e Altin Dumanit: Për SPAK nuk ka asnjë të paprekshëm. Në çdo procedim penal të regjistruar, hetohet fillimisht në drejtim të faktit penal dhe autorit të veprës penale. Kryhen hetime të gjithanshme dhe objektiv me qëllim grumbullimin e provave dhe ngritjen e akuzave.

Related article  Tragjike ne Dhërmi! 20 vjecari vdes ne mes te plazhit, e trishte cfare i ndodhi (FOTOT)
Published inLajme