Skip to content

E rëndë – Gjendet një person i v*** në mes të Tiranës, ja çfarë dyshohet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në qendër të Tiranës, pranë stadiumit “Air Albania”, ku një person është gjetur i pajetë në trotuar.

Sipas burimeve të para policore, viktima ende nuk është identifikuar, ndërsa dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Dëshmitarët në vendngjarje kanë treguar se personi po ecte në këmbë kur papritur është rrëzuar në tokë dhe nuk ka dhënë më shenja jete.

Related article  E trishte! Kengetarit te njohur shqiptar i ndodh tragjedia ne familje, me lot ne sy jep lajmin e hidhur

Forcat e Policisë së Tiranës mbërritën menjëherë në vendngjarje, ku kanë rrethuar zonën dhe po kryejnë veprimet e para hetimore. Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e prokurorit të gatshëm, po punon për identifikimin e viktimës dhe sqarimin e plotë të rrethanave të vdekjes.

Related article  Ikën një tjetër emër nga listat e PD, befason me deklaratën

Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku pritet të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të ndarjes nga jeta.

Ngjarja ka shkaktuar panik tek kalimtarët që ndodheshin në zonë në momentin e incidentit, ndërsa për disa minuta është vështirësuar edhe qarkullimi në rrugët përreth stadiumit.

Related article  Të dini ndaj kujt të ruheni! Këto shenja horoskopi janë më hakmarrëset

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që nëse kanë informacione për identitetin e viktimës, të kontaktojnë me numrin e urgjencës 112 ose në komisariatin më të afërt.

Published inLajme