Skip to content

Shpërthim i Fuqishëm – Detajet

Ferizaj, Kosovë – Një shpërthim i fuqishëm tronditi shatin Nikaj, në rrugën magjistrale Kaçanik-Ferizaj, pranë një pompe derivatesh. Shpërthimi ndodhi në ambientet e një fabrike për mbushje të bombolave të oksigjenit.

Si pasojë e ngjarjes, një person ka mbetur i lënduar dhe janë shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Related article  “60% për bamirësi”/ Zebërvoki hedh dyshime mbi deklaratat e Xumit: Shtirje e madhe

Kanun Veseli, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, konfirmoi për media se shpërthimi dyshohet të jetë shkaktuar nga një bombol gazi.

“Sot jemi njoftuar se në afërsi të një pompës së derivateve në rrugën magjistrale, Kaçanik – Ferizaj, në fshatin Nikaj ka ndodhur një eksplodim, dyshohet bombol e gasit. Janë njoftuar edhe shërbimet emergjente mjekësore dhe njësia e zjarrfikësve, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes,” tha Veseli.

Viktimat dhe Hetimet:

  • I Lënduari: Personi i lënduar, pas marrjes së ndihmës së parë në Kaçanik, është dërguar për trajtim të mëtejshëm në QKUK-Prishtinë.
  • Dëmet: Shpërthimi ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në ndërtesën e fabrikës.
Related article  “Hodhët baltë”/ Julia reagon për publikimin e takimit të Parashqevisë me djalin

Njësitë policore, së bashku me ekipet relevante, ndodhen në vendngjarje dhe po ndërmarrin veprimet hetimore dhe të sigurisë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti. Për të gjitha veprimet është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit.

Related article  Befason gazetari amerikan: Ja kush është mashkulli i njohur që kishte lidhje me Enver Hoxhën
Published inShowbizz