Skip to content

LAJM I FUNDIT – Ngjarje e rende ne vend, dy të vrarë nga perplasje me armë zjarri (Dalin emrat)

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Durrësit në orët e para të mëngjesit të sotëm. Rreth orës 01:45 të datës 22 tetor 2025, në zonën e Manzës, pranë një karburanti, një konflikt i çastit për motive të dobta është shndërruar në dy vrasje me armë zjarri.

Sipas burimeve zyrtare nga Policia e Shtetit, kanë mbetur të vrarë Aranit Kurti, 23 vjeç, dhe Flori Paluci, 33 vjeç, të dy banues në Manëz.

Related article  Ne qender te kryeqytetit, gjendet një çantë e dyshimtë

Nga hetimet e para, dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një debati të momentit, që më pas degjeneroi në përdorim arme. Sipas të dhënave paraprake, Flori Paluci është qëlluar për vdekje nga D. Paluci, 21 vjeç, ndërsa më herët vetë Flori Paluci dyshohet se kishte qëlluar me armë zjarri dhe kishte vrarë Aranit Kurtin.

Policia ka ngritur një grup të posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të kenë qenë të pranishëm apo të përfshirë.

Related article  Pasi u tha që s*ksi bëhej me dy veta, vjen deklarata e pabesueshme nga Monika Kryemadhi

Forcat e rendit po kryejnë kontrolle intensive në zonën e Manzës dhe përreth, për kapjen e autorit të dyshuar, D. Paluci, i cili është shpallur në kërkim dhe konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë.

Hetuesit po analizojnë edhe pamjet e kamerave të sigurisë pranë karburantit ku ndodhi ngjarja, ndërsa janë sekuestruar gëzhoja, armë zjarri dhe prova të tjera materiale, që do të ndihmojnë në dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Related article  “Ju kërkoj falje” – Çfarë po ndodh me Jozin?

Kjo është ngjarja e dytë e rëndë me pasoja fatale që trondit qarkun e Durrësit gjatë këtij muaji, duke shtuar shqetësimin për përshkallëzimin e dhunës dhe përdorimin e armëve të zjarrit në konflikte të momentit.

Published inLajme