Skip to content

Plas keq ne PD, Keshilltari i njohur i PD leshon akuza te forta ndaj Berishës

Sali Berisha ka arritur të shkaktojë një tjetër përçarje në radhët e demokratëve të Vlorës, pas një kandidimi të papritur që ka trazuar edhe ata pak mbështetës të mbetur të PD-së në këtë qytet.

Këshilltari bashkiak i Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Vlorës, Gjergj Nika, ka shpallur publikisht kandidaturën e tij për Bashkinë e Vlorës, duke dalë kundër mbështetjes që Berisha i ka dhënë një tjetër kandidati të pavarur, Dionis Sotës — një emër që, sipas shumë demokratëve lokalë, nuk ka asnjë lidhje me strukturat apo kontributin historik të PD-së.

Në deklaratën e tij, Nika është shprehur me tone të forta:

“Prej vitesh, demokratët në Vlorë janë tallur e nëpërkëmbur me kandidatë të imponuar që nuk kanë asnjë lidhje me Partinë Demokratike. Sot kandidoj sepse nuk dua ta shoh më qytetin tim pa zë dhe demokratët pa dinjitet. Kandidoj sepse nuk dëshiroj që PD të zhbëhet nga individë groteskë.”

Kjo lëvizje e tij vjen në një moment kur opozita po përballet me një kaos të brendshëm elektoral, duke hyrë në garë me dy kandidatë të pavarur. I pari është Dionis Sota, një figurë që në CV-në e tij deklaron se në vitin 2013 ka qenë mbështetës i Partisë Socialiste dhe më vonë bashkëpunëtor i ish-kryebashkiakut socialist të Vlorës, Ermal Dredha.

Në krahun tjetër qëndron Gjergj Nika, i cili dikur ka qenë pjesë e strukturave të PD-së, por në zgjedhjet e fundit zgjodhi të kandidonte me Koalicionin Euroatlantik të Lulzim Bashës, duke u distancuar nga Berisha dhe grupimi i tij.

Përballë kësaj përçarjeje opozitare, socialistët kanë vendosur të garojnë me kandidaten e tyre, Brunilda Mersini, për të tentuar rikthimin e plotë të kontrollit mbi Bashkinë e Vlorës.

Kandidimi i dy figurave të opozitës pritet të fragmentarizojë më tej votën e djathtë në qytetin bregdetar, duke e bërë garën më të favorshme për Partinë Socialiste — një skenar që, siç komentojnë shumë analistë, ndodh sa herë që Berisha fut në lojë “lojtarë të rinj”, por humbet terren me bazën tradicionale të PD-së.

Në Vlorë, qytetin që dikur cilësohej bastion i demokratëve, tashmë përçarja duket se ka arritur pikën e vet më të thellë.

Published inLajme