Skip to content

Tjeter tr*gjedi ne vend, ka te vd*kur

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot qytetin bregdetar të Shëngjinit, ku një punëtor ndërtimi ka humbur jetën në mënyrë tragjike.

Sipas informacioneve paraprake, viktima dyshohet se ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme në një objekt në ndërtim, në zonën e Kunes, ku po punonte prej disa ditësh. Si pasojë e goditjes fatale, punëtori ka ndërruar jetë në vend.

Ende nuk janë bërë publike të dhënat personale të viktimës, ndërsa autoritetet po verifikojnë identitetin dhe rrethanat e plota të aksidentit.

Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të përcaktuar nëse tragjedia ka ardhur si pasojë e mungesës së kushteve të sigurisë në punë apo për shkaqe të tjera aksidentale.

Ky është një tjetër rast që ngre shqetësimin për standardet e sigurisë në kantieret e ndërtimit, sidomos në zonat turistike ku ndërtimet janë të shumta dhe shpesh punëtorët punojnë në kushte të rrezikshme.

Published inLajme