Skip to content

Luiz Ejlli e “djeg” rrjetin me reagimin e tij për Dojnën – ja si e thumbon me të njëjtat fjalë të saj! (FOTO)

Si gjithmonë me ironi therëse dhe humor të hollë, Luiz Ejlli nuk mund të qëndronte jashtë “dramës” që ka pushtuar rrjetet — përplasjes mes Kiarës dhe Dojna Memës.

Në rrjete sociale po qarkullon një foto e “modifikuar” që duket si një bisedë mes Luizit dhe Kiarës, ku Luizi ka bërë një “parashikim” gati profetik për fitoren e Shqipërisë ndaj Serbisë, ndërsa në mbishkrim përdor fjalë që ngjajnë me deklaratën e Dojnës, por me një kthesë ironike:

Mua kur më pyesin direkt jashtë kamerave, kam këllqe për t’u përgjigjur drejtpërdrejt! Sepse ndihem rehat, e nuk merrem me sajesa që i besojnë vetë. Thënë kjo, tema është e paparë dhe kam shumë interes ta tjerr edhe më shumë se kaq publikisht. Natën e mirë.”

Ky reagim duket si një thumb i qartë ndaj Dojnës, duke nënkuptuar se ajo e shijon vëmendjen dhe “e zgjat qëllimisht” debatin publik me Kiarën.

Nga ana tjetër, fansat kanë shpërthyer në komente, duke e quajtur këtë një “goditje me stil” nga Luizi, që e kthen gjithmonë situatën në favor të tij — madje dhe kur ironia kalon përmes një “photoshopi” të sarkastik.

Published inLajme