Edhe pse Gjykata Kushtetuese ka pezulluar dekretin e Presidentit Bajram Begaj që hapte rrugën për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, Partia Socialiste po vijon përgatitjet.
Deputeti i PS-së, Blendi Klosi, ka zbuluar se, sipas llogaritjeve, gara për kryeqytetin mund të zhvillohet në prag të Krishtlindjeve.
- Data e Mundshme: “Ashtu siç llogaritë duken i bie që mesi i dhjetorit të jetë data e mundshme për garën e Tiranës,” deklaroi Klosi.
- Qëndrimi i PS: Klosi theksoi se PS nuk i frikësohet datës dhe po përgatitet “sikur zgjedhjet të jenë nesër”, duke vazhduar fushatën në terren për të kuptuar nevojat e qytetarëve.
- Apeli Për Kryetarin e Ri: Deputeti nënvizoi rëndësinë e zgjedhjeve, duke thënë se viti i ri duhet ta gjejë Tiranën me një kryetar të ri bashkie, pasi qyteti ka nevojë për një drejtues që të shtyjë përpara projektet transformuese.
Related article Eskorta dhe në burgun e Reçit - VIP-et “takim special” në qeli me anëtarin e Bajrave
PS do të presë vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese dhe më pas dekretin e ri të Presidentit për të zyrtarizuar datën.