Skip to content

E rëndë! Shpëton fëmijët, por humb jetën vetë

Qyteti i Shkodrës është pikëlluar thellë nga lajmi i ndarjes nga jeta të Arjan Krajës, një punonjës i OSHEE-së, i cili ndërroi jetë pas tre muajsh në koma. Lajmi i dhimbshëm u konfirmua nga drejtori i OSHEE Shkodër.

Arjan Kraja u transportua me urgjencë në spital pasi kreu një akt të jashtëzakonshëm heroizmi: ai ndërhyri me guxim për të shpëtuar dy fëmijë nga mbytja në detin e Velipojës. Falë ndërhyrjes së tij, fëmijët arritën të shpëtoheshin.

Related article  Tjeter ngjarje e rende ne vend, humb jeten 59-vjecari, dalin detajet

Për fat të keq, Arjani pësoi dëmtime të rënda shëndetësore dhe nuk arriti të rikuperohej. Pas tre muajsh në koma, ai u largua nga kjo botë.

Related article  Merita Halili përlotet në skenë: Jeta në Amerikë është e vështirë, më dhemb shumë që..

I afërmit, kolegët dhe komuniteti shkodran e kujtojnë Arjanin si një njeri të qetë, me një shpirt të madh dhe gjithmonë të gatshëm për të ndihmuar të tjerët. Akti i tij heroik, ku vuri jetën e tij në rrezik për të shpëtuar fëmijët, do të mbetet gjatë në kujtesën kolektive.

Related article  LEKU LETER per 7 Shenja - Detajet

Published inShowbizz