Skip to content

E PAPRITUR – Erion Veliaj del nga burgu më 31 tetor, zbulohet arsyeja e forte

Zbardhet lëvizja e radhës së Erion Veliajt — kërkon të jetë prezent në Gjykatën Kushtetuese për padinë ndaj shkarkimit nga Rama dhe dekretit të Begajt (31 tetor)

Me datë 31 tetor 2025, në Gjykatën Kushtetuese do të zhvillohet seanca vendimtare për padinë e Erion Veliajt, i cili ka kundërshtuar shkarkimin nga kryeministri Edi Rama si dhe dekretin e Presidentit Bajram Begaj, i cili ndërkohë është pezulluar përkohësisht nga kjo gjykatë.

Related article  E paskemi pasur para syve dhe nuk e paskemi kuptuar! Olti Curri nxjerr sheshit ‘sekretin’ e Gjestit

Burime pranë Kushtetueses konfirmojnë se Veliaj ka kërkuar të jetë personalisht prezent në sallën e gjyqit, pasi seanca do të jetë publike dhe e hapur për mediat.

Megjithatë, prezenca e tij nuk është automatike, pasi ndodhet në paraburgim dhe për këtë kërkohet miratimi zyrtar i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, e cila e jep lejen vetëm pasi merr një autorizim me shkrim nga SPAK.

Related article  "Ky është plazhi më i lirë në vend, çadra falas" - Pushuesi habitet me çmimet… Detajet

Sipas burimeve, Gjykata Kushtetuese ka dërguar tashmë shkresën zyrtare për lejimin e paditësit Erion Veliaj që të marrë pjesë në seancën e 31 tetorit.

Related article  Fati i tij eshte vulosur! Klodiana Lala zbulon cfare do ndodhe me Tom Doshin: SPAK ka mbledhur

Ky pritet të jetë një nga proceset më të bujshme të vitit, që mund të përcaktojë jo vetëm fatin politik të ish-kryebashkiakut të Tiranës, por edhe të krijojë një precedent të ri në raportet mes ekzekutivit dhe pushtetit vendor.

Published inLajme