Skip to content

Rama merr vendimin e rende qe prek qindra qytetare te Tiranes, PD hesht, shperthen Florian Binaj

Kryeministri Rama deklaroi dy dite me pare se Ministrja e Brendshme Albana Koçiu, së bashku me drejtorin e Përgjithshëm, Ilir Prodën njoftuan një ditë më parë vendimin për ndalimin përkohësisht të qarkullimit të monopatinave elektrike në të gjithë vendin.

Një ditë pas këtij vendimi, Policia e Shtetit ka “zbarkuar” në terren ku dhe u kanë sekuestruar monopatinat qytetarëve të cilët nuk kanë respektuar urdhrin e dhënë të dielën.

Related article  LAJM I FUNDIT/ Një person qëllohet me pl*mb në kokë (Foto-Emri)

Ndërkohë që përpos mbështetjes, ku vendim i qeverisë ka marrë dhe një sërë kritikash. Së fundmi ka qenë Florjan Binaj, kandidati i pavarur për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, i cili përmes një postimi në “Facebook”, ka ironizuar këtë vendim të qeverisë për ndalimin e monopatinave.

Related article  4-vjeçari pëson atak kardiak në plazh, rikthehet në jetë falë mjekut hero që ndodhej aty për pushime

“Ndalohen monopatinat. Le të marshojnë betonieret”, shkruan Binaj, duke lënë të kuptohet kështu se e ka fjalën për ndërtimet pa kriter që po bëhen në qytetet e vendit dhe se përgjatë orëve të ditës dhjetëra betoniere dhe makineri ndërtimi përshkojnë në akset rrugore duke u bërë kështu shqetësim për qytetarët, por dhe burim aksidentesh.

Related article  Drama në Turqi: Trajneri dërgohet me urgjencë në spital, anulohet ndeshja kualifikuese!
Published inLajme