Skip to content

Dalin Exit-Pollet në Kosovë, e pabesueshme cfare rezulttai per Prishtinen, Gjilanin dhe Mitrovicën. Ku kryeson Kurti dhe ku eshte perpara PDK

Në Kosovë u mbajtën sot zgjedhjet për kryetarë të komunave dhe përfaqësues të kuvendeve komunale. Kutitë e votimit janë mbyllur ndërsa pritet rezultati i zgjedhjeve. Në këtë proces kishin të drejtë vote 2 milionë e 69 mijë e 98 votues brenda Kosovës, ndërsa rreth 44 mijë votues kanë qenë të regjistruar për të votuar nga jashtë vendit.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, votuan vetëm 38,87% e qytetarëve. Procesi zgjedhor ka nisur në ora 07:00 dhe përfundoi në orën 19:00.

Related article  Tragjike, 14-vjeçarja shqiptare hidhet nga kati i tretë, dyshohet se disa femije...

19:35 Sondazhet, Peja dhe Prizreni drejt balotazhit. Shifrat paraprake në dy qytetet

Sondazhet e para të publikuara në mediat e Kosovës flasin për një raund të dytë që do të përcaktojë fituesin e komunave në Prizren dhe Pejë.

Konkretisht, në Prizren është duke kryesuar Partia Demokratike e Kosovës.

Shaqir Totaj (PDK) ka marrë 43.3%, Artan Abrashi (LVV) 30.4%, Driton Selmanaj (LDK) 11.1% dhe Zafir Berisha 4.2%

Related article  SPAK nuk pyet për askënd, u bën gjëmën dy biznesmenëve të njohur. Emrat

19:25 Befasi në Mitrovicë, Arian Tahiri i PDK-së prin bindshëm, kryeson bindshëm ndaj kandidatit të Albin Kurtit

Sondazhet e publikuara në mediat e Kosovës tregojnë se garë interesante është zhvilluar sot në disa komuna të vendit.

Sipas rezultateve në Mitrovicë Arian Tahiri i PDK-së ka marrë 55%, Faton Peci i LVV-së ka marrë 39,7% dhe Gëzim Plakolli i LDK-së ka 4,4%.

Ky rezultat i Tahirit ka qenë që nga orët e mëngjesit.

Related article  Milaim Zeka përlotet në studio: Nuk ka Kosovë pa Shqipëri, Ibrahim Rugovën e Adem Jasharin

19:07 Kosova votoi sot/ Mbyllen qendrat e votimit, dalin exit poll e para. Ja kush kryeson

Qytetarët e Kosovës votuan sot në zgjedhjet lokale.

Sipas exit-polleve të mediave të Kosovës, më Prishtinë kryeson Përparim Rama nga LDK me 35.82%.

Pas tij vjen Hajrulla Çeku nga LVV me 31.57% të votave, që pasohet nga Uran Ismaili i PDK-së me 26.05%. Pas tyre vjen Bekë Berisha i AAK me 4.24%.

Published inLajme