Skip to content

Rastësia e fr*kshme në golin e Rei Manajt ndaj Serbise, sdo ta besoni dot

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Rei Manaj, shkroi një histori të pabesueshme dhe emocionale në ndeshjen kundër Serbisë, duke e shndërruar momentin e dhimbjes së humbjes së penalltisë tre muaj më parë në Tiranë, në golin e fitores në Leskovac.

Vetëm pak muaj më parë, më 7 qershor, në ndeshjen e parë kundër Serbisë (0-0), Manaj humbi një penallti në minutën 45+2, duke shkaktuar kritika dhe zhgënjim të madh te tifozët.

Related article  Sinoptikania zbulon cfarë pritet të ndodhë me Motit ne ditet ne vazhdim

Këtë të shtunë, në ndeshjen kualifikuese të Botërorit në Serbi, historia u përsërit në mënyrën më të papritur: Rei Manaj shënoi golin e vetëm të takimit sërish pikërisht në minutën 45+2, duke i dhënë Shqipërisë fitoren historike 0-1.

Ndeshja u zhvillua në një atmosferë të tensionuar, ku tifozët serbë nuk kursyen thirrjet e rënda si “vritini shqiptarët” dhe shpalosjen e banderolave provokuese me hartën e Kosovës të mbuluar me flamurin serb, ngjarje këto që pritet të ndëshkohen nga UEFA.

Related article  Kush janë vajzat e famshme që provuan jahtin e Tur Burrelsit dhe pse po zhdukin fotot

Megjithatë, kuqezinjtë ruajtën qetësinë dhe karakterin, duke mbrojtur rezultatin 0-1 deri në fund. Me këtë triumf, Shqipëria konsolidon vendin e dytë në Grupin K me 11 pikë, duke lënë pas Serbinë me 7 pikë.

Related article  Numerohen 47% e kutive ne gjithe vendin, ja si ndryshon renditja. Kush del i treti Tom Doshi apo Agron Shehaj

Pas humbjes, trajneri i Serbisë, Dragan Stojković, mori përgjegjësinë dhe dha dorëheqjen, duke deklaruar:

“Unë jam fajtor. Nuk e prisja këtë rezultat. Sporti ka edhe ditë të tilla.” Fitorja do të mbahet mend si një natë e hakmarrjes së ëmbël sportive, e shkruar me zemër dhe disiplinë kuqezi.

Published inLajme