Skip to content

Florjan Binaj i nxori “karton të kuq” e nuk pranon ta takoje, Sali Berisha nuk i ndahet: Unë do t’i…

Sali Berisha i është përgjigjur deklaratës së bërë nga kandidati i pavarur për zgjedhjet e Tiranës, Florjan Binaj i cili theksoi se nuk do të dalë në fushatë me kreun e PD-së.

I pyetur për këtë deklaratë të Binajt, Berisha e përshëndeti aktorin e humorit, teksa vendosi dhe vijën e kuqe mes një kandidati të propozuar nga partitë dhe një kandidati të pavarur.

Related article  "Kemi njerëz në prokurori, do ta marrim vesh" Si iu bë presion dëshmitares kur u takua me Ajolën, Klotildën dhe avokatin

Sipas Berishës, Partia Demokratike do të mobilizojë elektoratin dhe do të kërkojnë votat për të.

“Kandidati jo partiak i pavarur nga parti politike është i partisë politike, kandidat i pavarur që zgjedhin, që kandidon në mënyrë të pavarur por partitë politike e gjejnë të përshtatshme për ta mbështetur absolutisht, nëse është i pavarur, nuk ka pse të bëjë asnjë me kryetarët e partive.

Related article  Emri+Foto/ Ja kush është 28-vjeçarja që vrau veten, nënë e dy fëmijëve

Por, kryetarët e partive do angazhohen me të gjithë mundësitë e tyre për të mobilizuar elektoratin partiak për të votuar atë.

Pastaj rryma keqdashëse e cila e tërmbuar nga fakti se ky kandidat i pavarur ka premisa të ketë mbështetje të gjerë në elektoratin shqiptar të pavendosur, gri, por qoftë të spektrit më të gjerë të mundshëm , kjo i tmerron”, tha Berisha.

Related article  U tha se ka qenë në një lidhje me Laertin, Ilnisa Agolli reagon ashpër
Published inLajme