Skip to content

Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet në Tiranë, Celibashi merr VENDIMIN final

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi, dha sot verdiktin zyrtar të institucionit pas vendimit të djeshëm të Gjykatës Kushtetuese.

KQZ ka vendosur të ndërpresë dhe pezullojë çdo veprim dhe përgatitje për zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Tiranës. Ky vendim vjen pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi dekretin e Presidentit Bajram Begaj për mbajtjen e zgjedhjeve në kryeqytet.

Related article  Elton Ilirjani: Çështja e Parashqevisë nuk zgjidhet me para, por me…

Axhenda e Zgjedhjeve Për Nëntorin

Pavarësisht anulimit të votimit në Tiranë, Celibashi konfirmoi se pjesa tjetër e zgjedhjeve të pjesshme, të dekretuara nga Presidenti, do të mbahen sipas planifikimit:

“Në datën 9 nëntor është e sigurt që do të zhvillohen zgjedhje në 5 bashki… KQZ nuk mund të kryejë asnjë lloj veprimi për përgatitjet për zgjedhjet në Tiranë.”

Pesë bashkitë që do të shkojnë në kutitë e votimit për të zgjedhur kryetarët e rinj janë:

  1. Berat
  2. Vlorë
  3. Cërrik
  4. Tepelenë
  5. Mat
Related article  VIDEO/ Deklarata e fortë, Parashqevia është përdorur për përfitime seksuale nga...

Vendimi i KQZ-së formalizon krizën e krijuar rreth datës së zgjedhjeve në Tiranë, duke bërë që kryeqyteti të përjashtohet nga procesi i votimit të pjesshëm në nëntor.

Related article  Vrau biznesmenin italian! Kush eshte Nipi i Gramoz Rucit qe askush nuk guxoi ta prekte
Published inShowbizz