Skip to content

Konkurrentit të BBVA nuk i del ‘inati’ me Ledion Liçon

Ish-banori i Big Brother VIP, Xum Allushi, është rikthyer në qendër të vëmendjes me një thumb të drejtpërdrejtë dhe ironik ndaj moderatorit Ledion Liço, duke iu referuar zërave të pakonfirmuar për një krizë në martesën e tij.

Kjo video është parë si një hakmarrje me të njëjtën monedhë ndaj Ledionit, i cili gjatë spektaklit të BBV e kishte ironizuar Xumin.

Batuta e Xumit Për Moderatorin

Në videon e shpërndarë në rrjetet sociale, Xum Allushi i bën një “përgjigje” batutës së vjetër të Ledionit, duke u fokusuar tek puna e tij me proteinat dhe duke e kthyer thumbin nga jeta personale e moderatorit:

“Ai që shiste proteinat dhe që do fikte dritat e Big Brother, po vazhdon punën përditë, ajo puna mashallah. Të paktën e qesim një rrogë, jetojmë, e hamë një çap buke. Po mua më kanë thënë që të ka lënë gruaja, ku do i gjesh lekët që të hash bukë ti?” – thotë Xumi duke qeshur.

Konteksti i Ironisë

Deklarata e Xumit i referohet momentit gjatë një spektakli të BBV kur Ledion Liço e përmendi me ironi: “Ai i proteinave që do fikte dritat e shtëpisë” — një referencë ndaj deklaratave të Xumit se do të ishte fituesi.

Related article  Ja çfarë deklaronte Laert Vasili për Parashqevinë para hyrjes në Big Brother

Tani, pasi Xumi është fokusuar plotësisht në biznesin e tij me suplementet ushqimore, ai ka zgjedhur këtë moment për t’ia kthyer. Kjo video vjen në një periudhë ku në media po qarkullojnë zëra të pakonfirmuar për një krizë mes Ledion Liços dhe Sara Hoxhës, thashetheme që deri më tani mbeten të pabazuara në fakte dhe nuk janë konfirmuar nga asnjëra palë.

Related article  Veliaj në burg, kryeministri Rama befason: E zëvendësuam me…
Published inShowbizz