Skip to content

Fëmijët e Kalasë shpërthejnë në lot para Edi Ramës

Këtë të mërkurë, Pallati i Kongreseve u kthye në vendin e homazheve në nderim të gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u ekzekutua tragjikisht në detyrë brenda Gjykatës së Apelit. Familjarë, miq, kolegë dhe personalitete të larta të shtetit u bashkuan për t’i dhënë lamtumirën e fundit një figure të përkushtuar ndaj drejtësisë.

Në fytyrat e pjesëmarrësve lexohej qartë pikëllimi për ikjen e parakohshme të gjyqtarit, të cilin miqtë dhe familjarët e thërrisnin me dashuri “Titi”. Kalaja u përshkrua si një magjistrat i përkushtuar, që mbyllej me orë të tëra në zyrën e tij për t’i shkuar deri në fund dosjeve dhe halleve të qytetarëve.

Related article  Ndahet Grida Duma nga Ervin Salianji? Gazetari Andi Vrapi jep informacionet e bujshme

Pranë arkivolit, qëndronte bashkëshortja e tij, Valbona, dhe fëmijët e tyre, të cilët po kalojnë momente jashtëzakonisht të rënda. Ata, me lot në sy dhe shpirtin të bërë copë, gjetën forcë te njëri-tjetri, duke respektuar miqtë, kolegët dhe qytetarët e shumtë që morën pjesë në nderime.

Related article  LAJM I FUNDIT - Vrasja mafioze, arrestohet autorët (Emrat)

Në homazhe ishte i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama. Kryeministri u pa duke shtrënguar duart me familjarët dhe duke qëndruar përballë bashkëshortes dhe fëmijëve të Kalasë, teksa ata qanin me ngashërim.

Rama la edhe një shënim në librin e ngushëllimeve, duke e cilësuar ngjarjen si një humbje të madhe:

“Një tragjedi me madhe për familjen, të afërmit, kolegët dhe vetë shtetin. U prehtë në paqe të rroni e ta kujtoni gjithnjë”.

Tragjedia e gjyqtarit Kalaja, i cili humbi jetën në krye të detyrës, ka shkaktuar një valë të thellë dhimbjeje dhe shqetësimi në të gjithë vendin, duke vënë në qendër të vëmendjes sigurinë e sistemit të drejtësisë.

Related article  Ku ndryshojnë dy ‘dashuritë’ e Armando Subashit, Gentjana Cakrani dhe Adela Hysenaj

Published inShowbizz