Skip to content

Cdo gje ka perfunduar! Ndahet Bora Zemani nga Donald Veshaj, zbulohet arsyeja e dhimbshme

Moderatorja Bora Zemani dhe aktori Donald Veshaj duket se i kanë dhënë fund përfundimisht marrëdhënies së tyre, pas një periudhe të gjatë ndarjesh e ribashkimesh. Prej disa ditësh, fansat kanë vënë re se të dy kanë fshirë njëri-tjetrin nga rrjetet sociale, duke i dhënë kështu fund çdo shenje publike të lidhjes së tyre.

Burime pranë çiftit bëjnë të ditur se xhelozia ka qenë një ndër arsyet kryesore të prishjes së marrëdhënies, e cila ishte bërë gjithnjë e më e vështirë për t’u përballuar në përditshmëri. Mësohet se mosmarrëveshjet janë shtuar në muajt e fundit, duke çuar në një vendim të ndarjes pas disa tentativave për ta rikthyer lidhjen.

Related article  E FUNDIT! Izraeli nuk ndalet, nis sʋlm℮t e reja me rak℮ta. Çfarë po ndodh

Historia e tyre e dashurisë nisi gjatë emisionit “Treshat”, ku publiku u njoh me afërsinë mes dyshes. Pas daljes nga programi, Bora dhe Donaldi zyrtarizuan lidhjen e tyre, duke u bërë një ndër çiftet më të komentuar të showbizit shqiptar. Megjithatë, pas karantinës dhe një periudhe bashkëjetese disamujore, raporti i tyre filloi të përballej me sfida të shumta.

Related article  Zbulohet sekreti! Si hynë agjentët sekretë të Mossad brenda Iranit dhe gѻditën ʋshtrínȅ – Detajet e pathëna

Sipas miqve të afërt, këtë herë ndarja duket më serioze se kurrë më parë, edhe pse shumë ndjekës ende shpresojnë për një ribashkim të mundshëm. “Nuk është si herët e tjera,” – janë shprehur disa burime pranë çiftit, duke nënvizuar se vendimi për të hequr çdo gjurmë të përbashkët në rrjetet sociale tregon se marrëdhënia ka marrë fund përfundimisht.

Related article  DENONCIMI I RENDE, Policët e komisariatit nr. 1 i nxijnë syrin me grushta 14-vjeçarit

Aktualisht as Bora dhe as Donaldi nuk kanë reaguar publikisht për situatën, ndërsa fansat e tyre kanë mbushur komentet me pyetje e mbështetje për të dy, duke e bërë sërish ndarjen e tyre një prej temave më të diskutuara në rrjetet sociale.

Published inLajme