Skip to content

‘Do ju hedh të gjithëve në erë’ – Pse u arrestua xhaja bashke me nipin qe vrau gjyqtarin dhe si kercenoi ai… (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë u regjistrua pasditen e sotme, ku u ekzekutua në krye të detyrë gjyqtari Astrit Kalaja në sallën e gjyqit në Gjykatën e Apelit të Përgjithshëm. Autori i krimit është Elvis Shkambi, i cili e kreu aktin, pasi humbi gjyqin për një çështje pronësie në Shkodër.

Bëhet fjalë për një godinë në lagjen “Skënderbeg” të ndërtuar nga shteti dhe që në vitin 1992 ishin strehuar me vendim të Këshillit Bashkiak 31 familje, por truallin ku ishte ndërtuar godina e fitoi më vonë me vendim gjykate familja Shkambi.

Related article  Skandal në agjencinë funerale?! Qytetari denoncon djalin e pronarit: Na kërcënoi, na tha merrni kufomën dhe largohuni

Të dyja palët, fiks më 6 tetor të vitit të kaluar, janë përplasur edhe në rubrikën “Shihemi në gjyq”, në emisionin “E diell”, ku një fragment është bërë virale në rrjet që tregon se si Gjon Shkambi, xhaxhai i autorit të sotëm, kërcënon publikisht palën tjetër.

Related article  Flet Nesti Angoni: Ja çfarë më tha Rama për Erion Veliajn, Edi Rama është në qiellin e shtatë, tani Shqiperia do

Ai thotë se do i hedhë të gjithë në erë, duke e minosur godinën në të katërt qoshet e saj.

“E gjej unë formën si me e liru, se e minoj në të katërta qoshet, se është prona jeme, e kam me dokumente të rregullta, e kam me certifikatë. Të gjithëve në erë do t’iu hedh. Po ju paralajmëroj, të gjithëve në herë kam me ju hedh.” – shprehej Gjon Shkambi.

Related article  Lʋftɑ - Izraeli lëshon ultimatumin e fríkshȅm: Do t’ju dj℮gím nëse ...
Published inLajme