Gazetarja Klodiana Lala dha detaje të reja nga ngjarja e rëndë sot pasdite në gjykatën e Apelit në Tiranë ku u vra me armë zjarri në sallën e gjyqit, gjyqtari Astrit Kalaja.
Lala thotë se ka parë pamjet e kamerave të sigurisë nga salla e gjyqit dhe janë tronditëse, teksa Elvisi Shkambi vrau me 3 plumba gjyqtarin dhe më pasi plagosi babë e bir, pala kundërshtare në seancë, teksa priti policinë aty pa lëvizur.
Klodiana Lala: Kam një qëndrim për sa i përket aty që e frymëzuan. Momentet e para ka pasur raportime kontradiktore pasi policia po hetonte ngjarjen dhe ato detaje që ndodhën.
Gjyqtari Kalaja ishte caktuar me short, gjykonte si i vetëm, trup monokratike, e vijoi seancën që momentin e parë, bën përgatitjen dhe ka dalë në seancë në një seancë ka pasur agravim me Gjon Shkambin.
I kam parë pamjet, janë të rëndë tronditëse. Sot do shpallte vendimin me një çështje që prej vitit 1992 në ish rezervën e ushtrisë në Shkodër. Gjoni ishte i shoqëruar nga nipi Elvisi.
Referuar kamerave rezulton se teksa po lexonte vendimin dhe pala humbëse Elvisi mbush armën dhe qëllon në gjoks gjyqtarin dhe qëllon dy herë të tjerë. Ka drejtuar armën sekretares gjyqësore por nuk e ka shkrepur.
Nuk ka vërë përpjekje për tu larguar por e ka pritur aty policinë. Ka qenë dëshmitarë të shumtë. Autori e ka pranuar autorësinë.
Sipas dy punonjëseve të administratës së Gjykatës së Apelit, të shtënat e armës në sallën e gjyqit kanë shkaktuar panik dhe kaos. Punonjës dhe qytetarë që gjendeshin në ambientet e gjykatës kanë nxituar të gjejnë strehim, për t’u ruajtur nga ndonjë sulm tjetër i mundshëm.
Njëra prej punonjëseve i tha BIRN se kishte parë autorin dhe një të afërm të tij që kishin dalë të fundit nga salla e gjyqit dhe ecnin të qetë.
“Njëri prej tyre ndezi edhe një cigare dhe u larguan të dy me hapa të ngadaltë nga ambientet e gjykatës,” tha ajo.
Punonjëset thanë se kishin mësuar nga kolege të tyre se autori i kishte thënë sekretares gjyqësore se nuk kishte gjë me atë dhe kishte qëlluar gjyqtarin Kalaja në gjoks. Sipas tyre, salla ku po zhvillohej seanca është e vogël dhe ka vetëm dy rreshta me stola.
Kalaja u shoqërua në spital, po pa mundur të mbijetojë. Dy të plagosurit, atë e bir, gjenden nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Hetimi për vrasjen e gjyqtarit Kalaja po kryhet nga Prokuroria e Posaçme, e cila po verifikon arsyet e dështimit të masave të sigurisë në ambjentet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.
Burime nga Gjykata e Apelit i thanë BIRN se masat për kontrollin e qytetarëve zbatohen nga një punonjës i administratës dhe nga një punonjës i Policisë së Shtetit. Po ashtu, është në disipozicion dhe dedektori që identifikon sendet metalike. Sipas këtyre burimeve, paraprakisht dyshohet se kur autori ka kaluar, dedektori ka dhënë sinjal, por megjithatë, është lejuar që të hyjë në ambjentet e gjykatës.
Ndërkohë, një gjyqtare i tha BIRN në kushtet e anonimatit se kanë raportuar herë të tjera kërcënime që u janë adresuar në ambjentet e gjykatës, por shteti nuk ka marrë asnjë masë për forcimin e masave të sigurisë së tyre. Sipas saj, janë vendosur në dijeni se Këshilli i Lartë Gjyqësor, KLGj ka zhvilluar disa takime për policinë lidhur me këto shqetësime, por nuk ka pasur asnjë rezultat në rritjen e masave të sigurisë.
Vrasja e gjyqtarit Kalaja në sallën e gjyqit u shoqërua me mesazhe ngushëllimi dhe tronditjeje nga institucionet e sistemit të drejtësisë si dhe përfaqësues të lartë të qeverisë dhe opozitës.
SPAK dhe Gjykata e Lartë e dënuan aktin e rëndë, ndërsa bënë thirrje urgjente për rritjen e sigurisë në gjykata.
Kryeministri Edi Rama e dënoi gjithashtu ngjarjen e rëndë përmes një mesazhi në X, ndërsa paralajmëroi marrjen e masave të sigurisë dhe ashpërsimin e dënimit për armëmbajtjen pa leje. Gjatë tre muajve të fundit, kryeministri Edi Rama është kritikuar për sulme të vazhdueshme ndaj magjistratëve të caktuar dhe vendimeve të tyre.
Gjyqtari Astrit Kalaja lindi në Shkodër dhe u diplomua në fakultetin e Drejtësisë me titullin ‘jurist’. Pas mbarimit të studimeve ai u emërua si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe që nga viti 2004 ushtroi detyrën e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Shkodër. Në vitin 2011 ai përfundoi një master në Universitetin e Tiranës dhe shërbyeu gjithashtu si anëtar i Kolegjit Zgjedhor. Kalaja e kaloi me sukses procesin e vetingut.