Skip to content

Aksident fatal, humb jetën fëmija – FOTO

Një tragjedi e rëndë ka goditur fshatin Novosellë të Kamenicës, Kosovë, ku të dielën, më 5 tetor, ka humbur jetën në një aksident trafiku 10-vjeçari Linor Bardhyl Bajrami. Lajmi i trishtë u bë publik nga familjarët e viktimës, duke tronditur komunitetin e zonës.

Familjarët, të shkatërruar nga dhimbja, njoftuan publikisht humbjen e të birit: “Miq e dashamir ju njoftojmë që sot më 5 Tetor ndërroi jetë në një aksident më i dashuri jonë, Linor Bardhyl Bajrami në moshën 10 vjeçare, për kohën e datën rreth varrimit ju njoftojmë!”, thuhej në mesazhin e tyre.

Related article  Habiten të gjithë, ja kush u eliminua nga Big Brother

Hetimet e Policisë: Arrestohet i dyshuari i mitur

Aksidenti tragjik ka marrë një dimension edhe më të dhimbshëm, pasi Policia e Kosovës ka konfirmuar se personi i dyshuar që shkaktoi aksidentin është gjithashtu i mitur.

Related article  Ikona artit shqiptar Tinka Kurti feston sot ditëlindjen, aktorja e njohur shfaqet e transformuar në 93-vjetorin (FOTO)

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i dyshuari është arrestuar dhe po mbahet nën hetim për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Përveç humbjes së jetës së 10-vjeçarit Linor, Policia njoftoi se nga përplasja kanë pësuar lëndime edhe persona të tjerë, detaje mbi gjendjen shëndetësore të të cilëve nuk janë bërë të ditura.

Related article  Ekskluzive! Mevlani braktis dhe kerkon te heqe femijen te dashures, Livia i ka kerkuar që...

Policia dhe prokuroria po vazhdojnë punën intensive për të sqaruar se si ka ndodhur aksidenti dhe si ishte e mundur që një i mitur të ndodhej në drejtimin e mjetit që shkaktoi këtë tragjedi.

Published inShowbizz