Skip to content

LAJM I FUNDIT – Motorin e përplas makina, ka të vdekur

Një aksident i rëndë rrugor ka marrë jetën e një personi mëngjesin e sotëm në superstradën Lezhë-Milot. Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Shënkoll, ku u përfshinë në një përplasje dy automjete dhe një motoçikletë.

Viktima është V. N., 73 vjeç, drejtues i motoçikletës, i cili pësoi plagë të rënda nga ndeshja. I dëmtuari u transportua me shpejtësi drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, por për fat të keq, ai nuk arriti të mbijetonte dhe ndërroi jetë rrugës, si pasojë e dëmtimeve kritike në trup.

Related article  Emocionuese/ Nuk do ti mbani dot lotët, publikohet video teksa Parashqevi ndjek veten duke kënduar në RTSH

Nuk raportohet për persona të tjerë të lënduar në këtë aksident. Menjëherë pas njoftimit, forcat e policisë mbërritën në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur punën për kryerjen e veprimeve hetimore. Grupi hetimor po punon intensivisht për të zbardhur dinamikën e plotë të aksidentit dhe shkaqet e sakta që çuan në përplasjen fatale. Aksidenti shkaktoi vështirësi të përkohshme në qarkullimin e mjeteve në këtë aks rrugor.

Related article  Zbulohet partneri i Bernardit të Big Brother VIP
Published inShowbizz