Skip to content

Merrni masat! E hëna sjell kthesën e fr kshme të motit, ja cfarë pritet të ndodh me temperaturat

Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, duke sjellë vranësira dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit.

Në Ultësirën Perëndimore, reshjet pritet të jenë me intensitet mesatar, në formën e shtrëngatave të shoqëruara me shkarkesa elektrike, kryesisht në disa qarqe të vendit.

Related article  Qeveria britanike merr vendimin ekstrem qe prek emigrantet shqiptare, sidomos ata ne burg

Pas mesditës, reshjet do të zvogëlohen gradualisht, duke u lokalizuar vetëm në zonat qendrore dhe duke u ndërprerë plotësisht në mbrëmje.

Në zonat malore mbi 1000 metra, veçanërisht në veri dhe verilindje, priten reshje bore me intensitet të ulët.

Related article  Kallëzimi i Nesti Angonit që çoi në qeli Veliajn: I mori shtëpinë biznesmenit, gruan ia bëri zv.ministre

Era do të fryjë nga juglindja në veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 12 m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina mund të arrijë deri në 25 m/s gjatë mesditës dhe pasdites.

Related article  Rrjeti po zien, Gjesti do të performojë në ndeshjen Shqipëri-Serbi? Reagojnë zyrtarët

Deti pritet të jetë me valëzim 4–6 ballë si në Adriatik, ashtu edhe në Jon. Sinoptikanët këshillojnë kujdes në zonat bregdetare dhe ato malore për shkak të erës së fortë dhe mundësisë së shtrëngatave afatshkurtra.

Published inLajme