Skip to content

Ish banori TRONDIT me rrëfimin per BBVIP dhe si perfundoi ne psikoterapi: Traumat e te kaluares…

Gazetari Ronaldo Sharka ka ndarë një rrëfim të sinqertë dhe prekës lidhur me eksperiencën e tij në

“Big Brother VIP Albania”, duke zbuluar shkakun e vërtetë, sipas tij, pse nuk pati sukses.

Ai u shpreh se dështoi në lojë pasi iu rikthyen traumat e vjetra të bullizimit që kishte përjetuar që në fëmijëri.

Rrëfimi i tij filloi me një foto nga shkolla, ku ai shkroi: “Për 9 vite me radhë, në këtë shkollë qeshnin kur unë i tregoja për ëndrrat e mia, ose më saktë, talleshin.”

 

Më pas shkroi: “Bullizmi, i lë trauma të cilat duan vite dhe shumë punë të shërohen. Kujdesuni për fëmijët tuaj, mësojini se si të kenë vetëbesim… Askush s’ka të drejtë të ndikojë në vetëbesimin e fëmijës tuaj.”

Related article  Ish Ministri Bushati merr pozicionin e lartë, që askush s'do e mendonte ne botë

Ronaldo bëri lidhjen mes kësaj të shkuare dhe dështimit në reality show, duke thënë: “Nuk e kam thënë kurrë më parë! Unë në Big Brother dështova sepse mu rikthyen gjithë traumat e bullizimit. Pas asaj eksperience gjithçka ka ndryshuar. Kam punuar çdo javë me psikoterapistë për të shëruar traumat të cilat në sfida të tilla më bënin të ndihesha i intimiduar. Sot, nuk më shqetësojnë bullistat.”

Related article  Historia e trishte, kishte dalë për bukën e familjes, por nuk u kthye më në shtëpi, gjendet i pajetë 65-vjeçari (Emri)

Ronaldo bëri edhe një apel të fortë për rëndësinë e shëndetit mendor dhe trajtimit, duke thënë: “Nga ky Ronaldo, në këtë Ronaldo, mu desh shumë punë. Nëse mendoni që keni plagë të pashëruara, gjeni një psikoterapist të mirë dhe punoni me të sepse çdo gjë shërohet.”

Related article  Rikthehet Lul Basha, i jep gѻditjen e beftë Ramës – Kryeministri tȅrbѻhet! Shihni reagimin

Ky rrëfim i Ronaldo Sharkës, i cili deklaroi se tashmë i ka falur të gjithë, ka hapur sërish debatin mbi pasojat e bullizimit dhe rëndësinë e trajtimit psikologjik.

Published inLajme